ARTI I TË BËRIT DURIM
Fjala durim (ar. es-sabru) dhe të këshilluarit me durim përmenden shpesh në Kur’an, Sunnet dhe këshillat e njerëzve të urtë. Durimin e shoh se zgjidhje mahnitëse madje edhe për problemet më të ndërlikuara. Ndodhë që ndërmjet nesh dhe zgjidhjes së ndonjë problemi apo arritjes së ndonjë suksesi të jetë vetëm durimi i pak minutave, një dite, një jave, një muaji, një viti. I suksesshmi në studim është ai që ka bërë durim për ta lexuar dhe kuptuar librin; i suksesshmi në punë dhe biznes ka bërë durim për ta përvetësuar zanatin dhe për ta përsosur atë; i suksesshmi në reformimin e gjendjes së popullit të tij ka duruar dhe sakrifikuar shumë, e ka përsosur durimin dhe kështu ka arritur të reformoj popullin. Dallimi ndërmjet të suksesshmit dhe dështakut qëndron në atë se i suksesshmi, ndryshe nga dështaku, duron dhe, jo vetëm kaq, por se e ka bërë durimin art, derisa të realizon qëllimet e tija. Arti i të bërit durim është mundësia dhe aftësia për të menaxhuar me stresin dhe problemet e jetës në mënyrë që të mos reflektojnë pasojat negative të këtyre gjendjeve në fizikun, shpirtin dhe vendosmërinë e tij për të ndryshuar për të mirë. kështu, nëse i ankohesh ndonjë këshilluesi për dertet dhe problemet e tua ndërsa ai të këshillon për të bërë durim, kërkoji që edhe të të mësojë se si të durosh!
Dr. Mulham el-HARR-RRAKI
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
http://sedatislami.com