BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunAsnjëherë mos e lër namazin e xhumesë

Asnjëherë mos e lër namazin e xhumesë

Asnjëherë mos e lër namazin e xhumesë

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Ata që u përmbahen thënieve të Librit dhe që e kryejnë namazin, ta dinë se Ne, pa dyshim, nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.” (Kurani, 7:170)

THËNIE PROFETIKE I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Pesë namazet ditore, prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njërit deri te tjetri, dhe Ramazani, prej njërit deri në Ramazanin tjetër, shlyejnë gjynahet. që janë në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.” [E SHËNON MUSLIMI.]

URTËSI
Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: “Ai që fal namaz, troket në derën e Mbretit (Allahut) dhe, kujtdo që vazhdon së trokituri në atë derë, një ditë do t’i hapet.”

DILEMË
Nuk mund të falem, sepse s’mund të heq dorë nga gjynahet (!) Për asnjë arsye mos e lër namazin! Falu, edhe në qofsh mëkatari më i madh! Nëse e fal namazin, Allahu do të të ndihmojë të bëhesh besimtar i denjë dhe të largohesh nga punët e këqija.

KËSHILLË
Asnjëherë mos e lër namazin javor, atë të xhumasë, por fale, që ta fitosh mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit tënd Bujar!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read