Banorët e xhennetit do ta shohin Allahun e Madhërishëm në Xhennet
Besimtarët në Xhennet do ta shohin me sytë e tyre All-llahun e Madhërishëm. Hadithet mutevatir flasin për atë se Pejgambari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç e shihni diellin e mesditës të cilin nuk e pengon asnjë re. Dhe do ta shihni Atë, ashtu siç e shihni hënën e plotë të cilën nuk e pengon asnjë re dhe do të jeni të vetedijshëm për atë që e shihni.” [Transmeton Buhariu]
“Janë katër xhennete të Firdeusit: dy xhennete që enet dhe zbukurimet i kanë nga ari dhe ajo që është në to dhe dy xhennete enet dhe zbukurimet e të cilëve janë nga argjendi dhe ajo që është ne to. Ndërsa, ndermjet xhenetlinjve dhe shikimit në Zotin e tyre, qëndron vetëm mbulesa e krenarisë në fytyrën e Tij në Xhennetin Adn.” [Transmeton Buhariu].
“Kur xhenetlinjtë do të vendosen në Xhennet, atyre do t’u thuhet: “O banorë të Xhennetit! keni takim me All-llahun. Ai do nga ju që ta mbushni! Do të thotë: E çka është ajo (aq e rëndësishme)? A nuk na ka ndritur fytyrat, veprat na bëri të rënda në mizan, në Xhennet na ka futur dhe nga zjarri na ka ruajtur!? Atëherë Ai do ta heqë mbulesën e Tij dhe ata do të shikojnë në Të. Asgjë më e mirë nuk do t’u jepet sesa shikimi në Të. Kjo është shtesa që do t’ju jepet.” [Transmeton Muslimi].
Të gjitha këto hadithe janë të vërteta, të cilat gjeneratat e mëparshme islame i kanë pranuar dhe njohur pa kurrfarë polemike e debati. Këto janë hadithe në të cilat janë pajtuar të gjithë ulematë e Ehlis-Sunetit.
Ibn Tejmie