BallinaAKIDEAkide të ndryshmeÇFARË U SHPALL MUHAMEDIT, ALEJHI SELAM, ME KURANIN?

ÇFARË U SHPALL MUHAMEDIT, ALEJHI SELAM, ME KURANIN?

ÇFARË U SHPALL MUHAMEDIT, ALEJHI SELAM, ME KURANIN?

Ajo që i është shpallur Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përfshin Kuranin dhe Sunetin autentik.

Allahu Madhëruar thotë: “dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.” El-Bekare, 4.

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): “që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed)” prej Kuranit dhe Sunetit. Ngase Suneti është prej asaj që i është shpallur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Prandaj ai që beson në Kuranin dhe nuk beson në Sunetin, ai -në të vërtetë- nuk beson (nuk ka besuar) në atë që i është shpallur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai (Profeti alejhis-sleam) nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” En-Nexhm, 3-4.

Ajo që i është shpallur atij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, përfshin Kuranin dhe -po ashtu- përshin Sunetin e saktë.

Burimi:
“Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haram” vëll.1.
Përktheu: Unejs Sheme
Burimijetës.info

Must Read