BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeCila është dispozita e bërjes së tatuazhit?

Cila është dispozita e bërjes së tatuazhit?

Pyetja:

Esselamu alejkum! Cila është dispozita e bërjes së tatuazhit?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, tatuazhi është veprim i ndaluar për besimtarët muslimanë dhe konsiderohet si një nga mëkatet e mëdha, pavarësisht se a lejon kalimin e ujit apo jo. Kjo vërtetohet përmes hadithit të Pejgamberit s.a.v.s. të cilin e transmeton Ibni Omeri r.a., i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh dhe që kërkojnë t’u bëhet tatuazhë.”[1]

Nga hadithi nënkuptohet se Pejgamberi s.a.v.s. mallkoi, kurse mallkimi i Pejgamberit s.a.v.s. nuk bëhet për mëkate të vogla.

Gjithashtu, t’ju përkujtojmë se tatuazhi është veprim i ndaluar te të gjitha fetë qiellore, sepse zanafilla e saj është në idhujtari, devijime dhe mitologji. Egjiptasit e vjetër tatuazhin e përdornin me bindjen se vizatimet e ndryshme dhe tatuazhet në trupin e njeriut shërojnë sëmundjet te njeriu dhe e mbrojnë atë nga syri i keq. Ky është edhe arsyetimi ku Pejgamberi s.a.v.s. në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Syri është i vërtetë (marrja mësysh), dhe e ndaloi tatuazhin.”[2]

Allahu e di më së miri!

___________________
[1] Nisaiju. Me të njëjtin kuptim gjejmë edhe hadithe të tjera me transmetues siç është Ebu Hurejra r.a. Aisheja r.a. e të tjerë, të përcjellë nga Buhariu, Muslimi, etj.
[2] Buhariu.

Jusuf Zimeri
(Breziiri)

Must Read