BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiCili është shërimi për një njeri të cilin e ka kapluar sëmundja,...

Cili është shërimi për një njeri të cilin e ka kapluar sëmundja, i cili është në prag të rrënimit?

Shpesh e kemi këtë ankesë. Ja një përgjigje për të.

Nëse ndonjëherë je ndierë kështu, atëherë këto fjalë janë për ty.

Imam Ibnu Tejmijjeh u pat pyetur:
“Cili është shërimi për një njeri të cilin e ka kapluar sëmundja? Për një njeri, i cili është në prag të rrënimit? Çka duhet të bëjë një person të cilin e ka kapluar përtacia? Si mund të bëhem një njeri i cili Allahun e ka si ndihmës?

Cila është zgjidhja për një njeri i cili është mposhtur nga hutia dhe pakujdesia, ku sa herë që tenton t’i kthehet Allahut, epshi dhe dëshirat e tij e ndalojnë; dhe sa herë që kërkon të bëhet produktiv, dështimi e ndjek pas?”

Imami është përgjigjur:
“Shërimi i tij është t’i kthehet Allahut dhe të vazhdojë t’i lutet Atij me dua, duke i mësuar lutjet e Profetit, alejhis-selam, dhe t’i shikojë me kujdes kohët kur pranohen lutjet, si p.sh., pjesa e tretë e natës, koha mes namazit dhe ikametit, në sexhde dhe pas namazit.”
Ai duhet t’ia shtojë kësaj edhe Istigfarin (të kërkuarit falje tek Allahu), ngase një njeri që e bën këtë dhe më pas përfshihet nga falja, Allahu do t’i dhurojë atij një jetë të kënaqshme deri në një kohë të caktuar.

Gjithashtu, personi i tillë le të sigurohet që obligimet e tij janë të përmbushura, si: pesë namazet ditore, sepse namazi është shtylla e Fesë.

Le të shtojë përmendjen e Allahut me dhikrin: “La havle ve la kuv-vete il-la bil-lahi el-Alijji el-Adhim.” (S’ka ndryshim dhe fuqi pa ndihmën e Allahut, të Lartit, Madhështorit), sepse, nëpërmjet këtyre fjalëve, njeriu mund t’i bëjë ballë edhe pengesave më të mëdha dhe të arrijë më të mirën e rrethanave.
Mos të lodhet kurrë nga bërja e duave dhe kërkesat për Allahun, ngase duaja do t’i realizohet, derisa ai të mos nxitohet e të thotë: ‘Bëra dua, por nuk m’u realizua.”

Le ta dijë se fitorja vjen me durim, zgjidhja me pikëllimin dhe se me vështirësinë vjen lehtësimi!

Dhe nuk ka asnjë qenie njerëzore, që mund të arrijë ndonjë mirësi, qoftë ai profet apo ndokush në gradë më të ulët, veçse përmes durimit.

Falenderimi i qoftë Allahut, Zotit të botërave!”
Ai na e përshkroi ‘mjekimin’; e jona është ta zbatojmë atë.

📚Nga libri: “Muhtesar El-Fete’ua El-Misrijje”

Përktheu: F.K

Must Read