ÇLIRIMI NGA ZEMËRNGUSHTËSIA
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij gjer në kiamet!
Kur Allahu krijoi njeriun, ia përgatiti edhe shkaqet për një jetë të rehatshme, shpirtërore e trupore, por me kusht që ato shkaqe t’i shfrytëzoj ashtu siç është më së miri. Njeriu në këtë botë është në luftë me situatat e saja:
“لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي كَبَدٍ
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme”. ([1])
Vështirësi me nefsin, vështirësi me cytjet e djallit, vështirësi me problemet e jetës; herë e mundin e herë i mundë ato. Gëzohet, pikëllohet, qesh, qan, kështu është jeta e tij, madje askush nuk mund të shpëtojë prej këtyre gjërave. Njerëzit, në dyluftim me këto gjëra, dallojnë. Ka që ngadalësojnë por ka edhe që nxitojnë në luftimin e nefsit edhe pse problemet e jetës nuk dinë të ndalur.
Prej problemeve apo shqetësimeve të jetës është një gjendje, e cila pothuajse godet shumë njerëz për të mos thënë të gjithë por dikë më shumë e tjetrin më pak. Zemërngushtësia, ankthi dhe paniku shpirtëror janë momente, që secili prej nesh i përjeton por dikush më gjatë e dikush më pak. Njeriun që goditet nga këto dukuri e sheh të pikëlluar, zemërthyer, nuk ka shije për asgjë, refuzon ushqimin dhe pijen, qan e pikëllohet, ndahet e vetmohet, dhe, ndodhë që ndonjëri prej tyre pas disfatës nga nefsi, ankohet tek çdo njeri edhe pse ai asnjëherë nuk ka dashur që t’i bëjë një rezistencë këtyre dukurive. Sikur djallit ia ka dorëzuar të gjitha ndjenjat; njerëzve iu shfaq pikëllim, dëshpërim, pesimizëm, ankesa, dhe, si vërtetim të nënshtrimit ndaj djallit, e sheh të ndahet nga gruaja, ta lëshojë vendin e punës, ta braktise shtëpinë, të varet…
Pikëllimi ka shkaqe të dukshme e të padukshme por ndodhë të jetë edhe i befasishëm pa shkak të njohur për njeriun.
Zemërngushtësia njeriun ndonjëherë e bën peng të vesveseve; i mjeri bie rob i kurthës së djallit, peng i një force që ia pështjell punët dhe dobësisë së tij për rezistencë dhe përballje me të.
Meqë kjo dukuri prek shumë myslimanë dhe ndikon, negativisht, në adhurimet dhe sjelljet e tyre, u duk disi si më adekuate që të flitet këtu për shkaqet e zemërgjerësisë, të cilat flakin perden që ka errësuar shpirtin dhe sjellin dritën e qetësisë dhe rehatisë shpirtërore.
SHKAQET E ZEMËRGJERËSISË
Shkaqet e zemërgjerësisë janë të shumta por në këtë punim si më të rëndësishmet cilësohen tetë:
1. Forca e besimit të pastër (Njëshmërisë së Allahut)
Prej shkaqeve që ndikojnë më së shumti në largimin e zemërngushtësisë është besimi i fortë dhe mbështetja në Allahun. Njeriu duhet të besojë bindshëm se e mira dhe e keqja vjen prej Allahut, se askush nuk mund ta ndryshoje caktimin e Tij, Ai është i drejtë në caktimet e Tij, i jep kujt të dojë me drejtësi dhe askujt nuk i bën padrejtësi. Njeriu që dëshiron shpëtim nga zemërngushtësia duhet ta ndërtojë zemrën e tij me material të këtij besimi, ngase vetëm kështu Allahu ia largon brengat dhe i gjen rrugëdalje. Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: “Dashuria për Allahun, njohja e Tij, përmendja e vazhdueshme e Tij, qetësimi me Të dhe strehimi tek Ai, veçimi i Tij me dashuri, frikë, shpresë, mbështetje, duke përcaktuar që Ai të jetë sipërmarrësi i brengave, qëllimeve dhe vullnetit të njeriut, është Xhennet i kësaj dunjaje, është dhunti që nuk ka shoqe, është kënaqësi shpirtërore e të dashurve dhe jetë e të diturve”.
2. Opinion të mbarë dhe vlerësues për Allahun
Kur njeriu ndan mendim të mirë për Allahun duke ndier se Ai zgjedh problemet e tij, largon pikëllimin e tij, Allahu do t’ia hap dyert e të mirave që njeriu nuk mund t’i imagjinojë. Imam Ahmedi dhe Ibni Hajjani transmetojnë nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam në një hadith kudsijj ka thënë:
قال الله تعالى أنا عند ظن عبدي بي، إن ظن خيراً فله، وإن ظنّ شراً فله
Thotë Allahu: Unë jam sipas opinionit të robit Tim për Mua; nëse ka opinion të mirë, atëherë mire për të, ndryshe, keq për të”.
Ndaj mendim të mirë për Allahun, lidhe shpresën tënde për Tij, dhe ke dro që të kesh opinion të keq për të ngase kjo të shkatërron. Thotë Allahu:
“الظَّانِّينَ بِاللَّهِ ظَنَّ السَّوْءِ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَلَعَنَهُمْ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيراً
…mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq”. ([2])
Transmetohet se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë([3]): Në Ditën e Kiametit do të sillet njeriu para peshores dhe meqë nuk ka ndonjë të mirë do të urdhërohet të shkojë në Xhehennem. Pasi ta marrin melaiket e Xhehennemit, njeriu kthen dy-tri herë kokën mbrapsht. Allahu e thirrë dhe e pyet për ketë. Kurrë nuk kam menduar se do të më dërgosh në zjarr- thotë njeriu. Kur Allahu sheh (edhe pse Ai e di këtë) mendimin dhe opinionin e mirë të këtij njeriu që ka patur për Të, urdhëron që ta dërgojnë në Xhennet”([4]).
3. Duaja e shumtë
O ti që vuan nga këto sëmundje, ngrit duart tua lart kah Allahu dhe me përulje e modesti lute për brengen tënde, kërko zgjidhje për pikëllimin tënd, derdh lot dhe dije se Allahu të ruan ty ngase Ai, për ne, është më i mëshirshëm se sa nëna, babai, vëllezërit e motrat. Omeri transmeton se Pejgamberit i erdhën robërit e luftës, në mesin e të cilëve ishte një grua, e cila kërkonte foshnjën e saj të humbur. Kur e gjeti, e mori atë, e shtrëngoi fort për gjoksi dhe i dha gji. (Atëbotë) Pejgamberi u kthye dhe na tha:
أتروْنَ هذه المرأة طارحةً ولدها في النار
A mendoni se kjo grua do ta hedhë foshnjën e saj në zjarrë?
Thamë: Jo, derisa ajo të jetë në gjendje të mos e hedhë. Tha:
الله أرحمُ بعباده من هذه بولدها
Allahu është më i mëshirshëm (me ju) se sa kjo grua me foshnjën e saj”. ([5])
4. Nxitimi në braktisjen e mëkateve
Ke dëshirë të gjesh rrugëdalje nga gjendja e mjeruar që ke ndërsa ti shëtit në fushë të mëkateve! Çudi! Kërkon kërkesën e vetes sate ndërsa harron krimet e saj (nefsit). A nuk e di se mëkatet janë derë e madhe nëpër të cilën hyjnë sprovat e belatë. Allahu ka thënë:
“وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ
Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. ([6])
“أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَـذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S’ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran, 165)
Abbasi, xhaxhai i Muhammedit, alejhi’s selam u lut për shi e tha:
اللهم إنه لم تنزل عقوبة إلا بذنب ولا تنكشف إلا بتوبة
O Zoti im, nuk ka dënim që nuk ka zbritur si shkak i mëkatit dhe që nuk është ngritur (larguar) si shkak i pendimit!
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Shpërblimi i mëkatarit me zemërngushtësi, zemërvrazhdësi, pikëllim, brenga, frikë, gjëra që i vëren çdo kush që ka sado pak jetë e ndjenja, janë një dënim i përshpejtuar, janë zjarr i dunjasë, janë Xhehennem lokal. Ndërsa kthimi kah Allahu, pendimi tek Ai, kënaqësia me Të dhe prej Tij, mbushja e zemrës me dashuri për Të, gëzimi dhe lumturia me njohjen e Tij, janë shpërblim i përshpejtuar, Xhennet lokal, jetë që as mbretërit nuk e kanë…
Nxito ta llogarisësh veten sinqerisht, ashtu siç Allahu do dhe ashtu siç ti ia dëshiron vetes të mirën. Nëse ke lëshuar ndonjë urdhër, namaz, zekat a agjërim qoftë, apo ke rënë në ndonjë ndalese, nxito që ta përmirësosh veten, dhe, do të shohësh se si, zemërgjerësia vjen; puna jote lehtësohet. Thotë Allahu:
“وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bamirësve”. ([7])
“وَمَن يَتَّقِ اللَّـهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا ﴿٢﴾ وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّـهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ إِنَّ اللَّـهَ بَالِغُ أَمْرِهِ ۚ قَدْ جَعَلَ اللَّـهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا ﴿٣﴾ وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ ۚ وَأُولَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ۚ وَمَن يَتَّقِ اللَّـهَ يَجْعَل لَّهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا ﴿٤﴾ ذَٰلِكَ أَمْرُ اللَّـهِ أَنزَلَهُ إِلَيْكُمْ ۚ وَمَن يَتَّقِ اللَّـهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْرًا ﴿٥﴾
…e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, 3. Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin). 4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën. 5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin”. ([8])
Nxito në devotshmëri dhe prej Allahut nuk do të shohësh vetëm se lehtësim. Ka thënë Ibnu’l Xhevzijj: Më rëndoi një çështje që si rezultat më solli një pikëllim të vazhdueshëm. Mendova shumë se si të shpëtoj prej tij por nuk gjeta rrugëdalje. E meditova këtë ajet (et-Talak, 2) dhe kuptova se devotshmëria është shkak i rrugëdaljes prej çdo pikëllimi a brenge. Pa një pa dy fillova ta realizoj devotshmërinë dhe kështu gjeta rrugëdaljen…”.
5. Kryerja e obligimeve përherë
Kryerja e namazeve obligative dhe kureshtja për ato vullnetare, agjërim, namaz apo lëmoshë qoftë, është prej shkaqeve që nxisin dashurinë e Allahut për robin. Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam në një hadith kudsijj ka thënë: Thotë Allahu:
“من عادى لي ولياً فقد آذنته بالحرب، وما تقرب إليّ عبدي بشيء أحب إليّ مما افترضته عليه، وما يزال عبدي يتقرب إليّ بالنوافل حتى أحبه، فإذا أحببته كنت سمعه الذي يسمع به، وبصره الذي يبصر به، ويده التي يبطش بها، وإن سألني لأعطينه، ولئن استعاذ بي لأعيذنه
Kush armiqësohet me një të dashur Timin, Unë i shpalli luftë atij. Robi nuk afrohet tek Unë me diç më të dashur për Mua se sa ajo që ia kam obliguar, dhe vazhdon robi Im të afrohet tek Unë me vepra vullnetare derisa ta dua e kur ta dua Jam dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën godet, këmba me të cilën ec; nëse me lyp do t”i jap, nëse kërkon mbrojtje do ta mbroj…”([9]).
6. Shoqërimi i njerëzve të mirë
Qëndrimi në shoqëri të njerëzve të mirë, shoqërimi me ta, dëgjimi i fjalëve të bukura të tyre dhe përfitimi prej fjalëve e këshillave të tyre, është diç që gëzon Allahun dhe hidhëron djallin. Vazhdo të qëndrosh me ta, kërko këshilla prej tyre, e kështu do të shohësh zemërgjerësi në gjoksin tënd. Kujdes të vetmohesh sidomos kur ke brenga e pikëllime ngase djalli ia shton dobësinë njeriut kur ai është vetëm. Djalli është më afër një njeriu se sa dy vetave ndërsa me tre nuk është fare, dhe, siç thuhet, “Ujku e han delen e larguar nga tufa”.
Bëhu kureshtar të mos qëndrosh vetëm, luftoje nefsin dhe mundë atë duke u bashkuar me njerëz të mirë dhe të sinqertë, duke shkuar në ligjërata fetare, tubime shkencore, vizita të dijetarëve ngase kjo ta shton diturinë dhe imanin.
7. Leximi i Kur’anit
Leximi i Kur’anit me studim e meditim është prej shkaqeve më të rëndësishme të largimit të pikëllimit, brengës dhe dertit. Leximi i Kur’anit zemrës së njeriut i dhuron qetësi dhe rehati sikur që i dhuron gjerësi e komoditet. Thotë Allahu:
“الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. ([10])
Ka thënë Ibni Kethiri: Aromatizohen (Kënaqen) dhe strehohen tek Allahu. Qetësohen kur të përmendet Ai dhe pajtojnë me Të si Zot dhe Ndihmëtar. Mu për këtë ka thënë Allahu: Vëni re! Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat! , d.t.th.: Ai është i denje për një gjë të tillë”.
Lexoje Kur’anin ditë e natë dhe lute Allahun që leximi i tij të jetë shkak i zemërgjerësisë sate ngase sa herë që njeriu kthehet me sinqeritet kah Allahu, atij i hapen dyer të mëdha të dhuntive. Ka thënë Allahu:
“يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. ([11])
“وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ وَلاَ يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إَلاَّ خَسَاراً
Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim”. ([12])
8. Lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes
Përkujdesja për lutjet e mëngjesit, mbrëmjes, lutjet para gjumit, etj, është një mënyrë e suksesshme e mbrojtjes nga djajtë njerëzorë dhe ata të xhinëve. Njëherit, njeriut kjo i shton forcë shpirtërore e fizike, sidomos nëse i thotë me një mishërim të kuptimeve të tyre në ndjenjat e tij dhe me bindje në frytet dhe rezultat e tyre. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam kur kishte ndonjë brengë lutej:
“La ilahe il-la Allahu’l Adhimu’l Halim, La ilahe il-la Allahu Rabbu’l Arshi’l Adhim, La ilahe il-la Allahu Rabbu’s Semavati ve Rabbu’l Erdi Ve Rabbu’l Arshi’l Kerim
S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhërishëm e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit Madhështor. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik!”.
Buhariu transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam thoshte edhe:
“Allahumme Inni Eudhu Bike Mine’l Hemmi Ve’l Huzni Ve’l Axhzi Ve’l Kesli Ve’l Buhli Ve’l Xhubni Ve Dal’i’d Dejni Ve Galebeti’rr Rrixhal
O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve”.
Abdullah b. Mes’udi transmeton se kur Muhammedit, alejhi’s selam i shkaktohej ndonjë pikëllim, ai lutej:
“Ja Hajju Ja Kajjum, Bi Rahmetike Estegith!
O i Gjallë, O Vigjilent, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë!”. ([13])
Ebu Bekreh transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“دَعَوَاتُ الْمَكْرُوبِ اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ
Lutjet e të pikëlluarit janë: Allahumme Rahmeteke erxhu fela tekilni ila nefsi tarfete ajnin ve aslih li she’ni kul-lehu, La ilahe il-la Ente (O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj andaj për asnjë çast mos më lerë në llogari-mbështetje të vetes sime. Ma rregullo tërë jetën, nuk ka zot tjetër përveç Teje).” ([14]).
Abdullah b. Mes’udi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Allahu ia largon pikëllimin dhe brengat si dhe ia zëvendëson me gëzim atij që thotë:
Allahumme inni abduke ve’bnu abdike ve ibnu emetike, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke, es’eluke bi kul-li ismin huve leke, ev semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabike ev al-lemtehu ehden min halkike ev iste’therte bihi fi ilmi’l gajbi indeke en texh’ale’l kur’ane rebia kulbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dheabe gammi
O Zoti im, unë jam robi Yt, i biri i robit dhe robëreshës Sate, balli im është në duart Tua, dispozitat Tua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt, të lus me çdo emër që ke, apo e ke emërtuar Veten me të, apo e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo diturinë e tij e ke veçuar vetëm për Vete në “Diturinë e së fshehtës” që Kur’anin ta bësh pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, shndritje të pikëllimit dhe largim të dëshpërimit”. ([15])
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, alejhi’s selam ndërsa lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Burimi:
http://sedatislami.com/
Hoxhë Sedat Islami