Çudi me ty o bir i Ademit!
Kur linde, ta thirrën ezanin por pa namaz….kur të vdesësh do ta falin namazin por pa ezan!
Kur linde, nuk e dite kush të nxorri nga barku i nënës….kur të vdesësh, nuk e din kush të barti mbi supe.
Kur linde, të pastruan dhe të rregulluan….kur të vdesësh, do të pastrojnë dhe do të rregullojnë.
Kur linde, u gëzuan për ty familja dhe të afërmit…kur do të vdesësh, mërziten për ty famija dhe të afërmit.
O bir i Ademit, u krijove nga dheu…kur të vdesësh do të kthehesh në dhe.
Kur ishe në barkun e nënës, ishe në errësirë dhe vend të ngushtë….kur të vdesësh, do kthehesh përsëri në errësirë dhe vend të ngushtë.
Kur linde, të mbuluan me rroba që ta mbulojnë avretin….kur do të vdesësh, përsëri të mbulojnë me qefin që ta mbulojnë avretin.
Kur linde dhe u rrite, njerëzit të pyesin për karierën dhe të arriturat tuaja….kur do të vdesësh, do të pyetesh vetëm për punët që i ke vepruar!!
Si do të përgjigjesh?!!
(përkthim)
Xheladin LEKA