Dëmet e magjisë
♦️Magjia është e dëmshme dhe dëmet e saj prekin katër aspekte kryesore të jetës së njerëzve: besimin, shëndetin, karakterin dhe marrëdhëniet mes tyre.
1. Magjia në lidhje me besimin është e dëmshme, sepse ajo realizohet shejtanëve dhe kultivon shirkun dhe idhujtarinë.
2. Magjia në lidhje me shëndetin është e dëmshme, sepse përhap sëmundje psikike te njerëzit.
3. Magjia në lidhje me karakterin është e dëmshme, sepse ajo mbjell në zemra cilësitë e shejtanëve: zilinë, zemërimin, rrëmbimin, dyshimin, dëshirë për të bërë keq, mërzitjen, pesimizmin etj.
4. Magjia është e dëmshme në lidhje me marrëdhëniet mes njerëzve, sepse ajo duke ndikuar në psikikën dhe karakterin e njeriut bëhet shkak për të përhapur armiqësi, konflikte dhe mosmarrëveshje në familje dhe në shoqëri.
♦️Për këto arsye magjia është konsideruar sipas gjykimit të fesë së Allahut një prej shtatë veprave shkatërruese për robin siç thotë Profeti -alejhi selam-:
“Largojuni shtatë gjërave shkatërruese! Ti bësh ortak Allahut, magjia, vrasja e tjetrit pa të drejtë, ngrënia e pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, braktisja e fushës së betejës ditën e mësymjes she shpifja për gratë e ndershme besimtare të shkujdesura ndaj të keqes” E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
♦️Për këtë arsye gjithashtu ajo nuk lejohet të mësohet apo të praktikohet edhe nëse është për qëllim shërimi i njerëzve të sëmurë prej saj, sepse shërimi nuk lejohet të bëhet me gjëra të ndaluara.
Profeti -alejhi selam- thotë: “Zgjidhja e magjisë me magji (En-Nushra) është prej punëve të Shejtanit” E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson Shejh Albani.
Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-, thotë: “Myslimanët janë pajtueshmëri se me kufr dhe shirk nuk lejohet shërimi me to në asnjë mënyrë, sepse ato janë të ndaluara në çfarëdo lloj gjendje qoftë robi”
♦️Shkëputur nga libri: Histori të Bukura të rrëfyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) -qëllime dhe dobi- / Historia e djalit besimtar me mbretin zullumqar