BallinaAKIDEAkide të ndryshmeDËSHMIA “MUHAMEDUN RASULULLAH”

DËSHMIA “MUHAMEDUN RASULULLAH”

Dëshmia “Muhamedun resulullah – Muhamedi (alejhis selam) është i Dërguari i Allahut” nënkupton: nuk pasohet askush tjetër me të drejtë përveç të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kush pasohet përveç tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për të cilin nuk ka argument, ai është i pasuar në të kotën. Allahu i Madhëruar thotë: “Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [1]

Allahu i Madhëruar thotë: “Por jo,[2]për Zotin tënd (o Muhamed!),ata nuk do të besojnë,[3]derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt[4]dhe të të dorëzohen plotësisht.[5]” [6]

Gjithashtu i Madhëruari thotë: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” [7]

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

http://burimijetes.info

[1]Surja Earaf, ajeti 3.

[2]Nuk është ashtu si pretendojnë ata se gjoja besojnë në atë që i ka zbritur Muhamedit alejhi selam.

[3]Nuk do të besojnë as tek Allahu, as tek i Dërguari i Tij dhe as tek ajo që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij.

[4]Të mos ngarkohen me gjynah duke refuzuar apo mospëlqyer gjykimin tënd dhe duke dyshuar në bindjen ndaj teje dhe se gjykimi yt është i vërtetë dhe nuk lejohet të kundërshtohet.

[5]Të dorëzohen plotësisht para gjykimit tënd dhe të pranojnë me bindje profetësinë tënde.

[6]Surja Nisa, ajeti 65.

[7]Surja Ahzab, ajeti 36

Must Read