Cilësitë e munafikëve në Kuran (1)
• Zemrat e tyre kanë një sëmundje
Allahu i Lartësuar thotë: “Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton.” (Bekare: 10)
• Lakmia epshore
Allahu i Lartësuar thotë: “Mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore.” (Ahzab: 32)
• Lajthitja me dyshime, test për keqbërësit me zemra të sëmura
Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo ndodh që Ai ta bëjë ndërhyrjen e djallit sprovë për njerëzit që i kanë zemrat të sëmura (nga dyshimi) dhe të ngurtësuara – prandaj keqbërësit janë në përçarje të madhe.” (Haxh: 53)
• Mendjemadhësia dhe arroganca
Allahu i Lartësuar thotë: “Kur u thuhet atyre: “Ejani, se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.” (Munafikun: 5)
• Tallja me ajetet e Allahut të Lartësuar
Allahu i Lartësuar thotë: “Hipokritët druajnë se do të shpallet ndonjë sure e cila do t’i lajmërojë se ç’ka në zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni po deshët! Allahu sigurisht që do ta nxjerrë në pah atë së cilës ju i druheni.” (Tevbe: 64)
• Lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar
Allahu i Lartësuar thotë: “Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.” (Ali Imran: 188)
• Janë të shqetësuar kur përmendet lufta në ajetet e Kuranit
Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarët thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure!” Por, kur shpallet një sure e qartë dhe në të përmendet lufta, i sheh ata me zemra të sëmura311, si të vështrojnë ty me shikim si të agonisë së vdekjes!” (Muhamed: 20)
• Veprat e mira i injorojnë
Allahu i Lartësuar thotë: “Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen, por, nëse nuk u jepet, përnjëherë zemërohen.” (Tevbe: 58)
• E urrejnë luftën për hir të Allahut
Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.” (Ali Imran: 167)
• Me veprat modeste të besimtarëve tallen
Allahu i Lartësuar thotë: “Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.” (Tevbe: 79)
• Urdhërojnë për vepra të këqija dhe ndalojnë të mirat
Allahu i Lartësuar thotë: “Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri – tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me të vërtetë, hipokritët janë keqbërës.” (Tevbe: 67)
Ulvi Fejzullahu