BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDisa fjalë mbi Namazin nga Ibn Kajjim

Disa fjalë mbi Namazin nga Ibn Kajjim

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El-Bekare: 45).
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët”. (El-Bekare: 153).
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (Taha: 132).
Kurse tregojnë librat e hadithit se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur e mundonte ndonjë punë, nxitonte në namaz. (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi është sahih).
Namazi të sjell rizkun, ta mbron shëndetin, i largon të këqijat dhe sëmundjet, e forcon zemrën, ta zbardhë fytyrën, ta gëzon shpirtin, ta largon dembelinë, i aktivizon gjymtyrët, ta shtonë forcën, ta zgjëron gjoksin, ta ushqen shpirtin, ta ndriçon zemrën, t’i mbron dhuntitë, t’i largon fatëkeqësitë, të sjell bereqet, e largon shejtanin dhe të afron nga Rahmani.
Thënë shkurtë: ka ndikim të çuditshëm në mbrojtjen e shëndetit të trupit dhe zemrës dhe forcimin e tyre, i largon lëndët dëmtuese nga to. Namazliu më pak sprovohet me të metë, sëmundje ose bela, sesa ai që nuk falë namaz. Namazi ka efekt të çuditshëm në largimin e të këqijave të kësaj bote, sidomos nëse e plotëson në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, kështuqë mënyra më e mirë për të larguar të këqijat e dunjasë dhe ahiretit dhe për t’i fituar të mirat e tyre është namazi. Kurse sekreti i kësaj është se namazi është lidhja me Zotin, andaj, aq sa ma të fortë e ka lidhjen me Zotin aq ma shumë i hapen dyertë e të mirave dhe largohen shkaqet e të këqijave dhe lëshohen përmbi te lëndët e suksesit nga Zoti, shëndeti dhe forca, fitimi dhe pasuria, rehatia dhe kënaqësia, gëzimi dhe lumturia, të gjitha këto janë para tij dhe nxitojnë kah ai.
Marur nga: “Tibun-Nebevij”, Vëllimi i katërt i “Zadul-Meadit”, të Ibn Kajjimit [rahimehull-llah].

Ibn Kajjimi el Xhevzijju

Burimi:
albislam.com

Must Read