Disa momente nga gjendja e sahabeve
Kush mendon rreth gjendjes së sahabeve, i sheh se ata kanë vepruar shumë dhe janë frikësuar shumë.
Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] thotë: “dëshiroj të jam një kime në trup të besimtarit”.
E kapte gjuhën e tij dhe thoshte: “kjo më ka futur në ngushtica”.
Qante shumë dhe thoshte: “qani, e nëse nuk ju qahet bëhuni kinse jeni duke qarë”.
Kur ngritej në namaz, ishte sikur dru, nga frika prej All-llahut [subhanehu ve teala].
Kur i erdhi momenti i dhënies së shpirtit i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “bija ime. Nga pasuria e muslimanëve e kam marur këtë manto, këtë enë për të mjelur dhe këtë rob. Dërgoja shpejt Ibn Hattabit, pastaj tha: “Vall-llahi kisha shpresuar të jemë si ky druri e të përtypem”.
Katadeja [rahimehull-llah] thotë se Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] ka thënë: “Shpresoj të jemë gjelbërim të cilin e hanë kafshët”.
Omeri [radijall-llahu anhu] filloi të lexon suren Tur deri sa erdhi te ajeti: “Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër do të ndodhë”. (Et-Tur: 7). Qau shumë deri sa u sëmur aq shumë saqë u bë për ta vizituar njerëzit.
Në momentin e vdekjes i tha djalit të vet: “vaj për ty. Vëndoje kokën timë në tokë…ndoshta më mëshiron All-llahu”. Pastaj tha: “Vaj për nënën time nëse nuk më fal All-llahu”. E përsëriti tre herë…pastaj e dha shpirtin.
Në fytyrën e tij ishin dy vija të zeza nga lotët. All-llahu qoftë i kënaqur prej tij.
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] i tha: “All-llahu të ka bërë shkak që të çlirosh shumë vende…shumë qytete i ke çliruar, shumë vepra të mira ke vepruar. Kurse ai ia ktheu: “shpresoj të kaloj as pa shpërblim e as pa mëkat”.
Othmani [radijall-llahu anhu] kur ndalej afër ndonjë varrit qante derisa i lagej mjekrra.
Ai thoshte: “poqëse vija mes xhennetit dhe xhehenemit dhe po mos të dija se ku do të më dërgojnë, do të shpresoja të jem hijë, para se ta mar vesh se ku do të më dërgojnë”.
Aliu [radijall-llahu anhu] friksohej dhe qante shumë. “Ai shumë frikësohej prej dy gjërave: shpresës së madhe dhe pasimit të epshit, sepse shpresa e madhe ta haron ahiretin, kurse pasimi i epshit të largon nga e vërteta. Dijeni se dunjaja është duke shkuar, kurse ahireti është nisur për të ardhur, kurse secili i ka njerëzit e vet; bëhuni nga njerëzit e ahiretit e mos u bëni nga njerëzit e dunjasë, sepse sot ka vepër dhe nuk ka llogari, kurse nesër ka llogari e ska vepër”.
Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thoshte: “oh sikur të isha dru që përtypet, oh sikur mos të isha krijuar”.
Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] poshtë syve iu kishin bërë si perët e këpucëve të vjetra nga të qajturit.
Ebu Ubejde, Amir ibn Xhirah thoshte: “po shpresoj të kisha qenë dash e të më kishin therrur familja ime, e të ma kishin ngrënë mishin dhe ta kishin pirë lëngun”.
Omeri [radijall-llahu anhu] i ka thënë Hudhejfes [radijall-llahu anhu] (i njohur me llagabin “sahibu sirr resulillah” i cili dinte se cili është prej munafikëve sh.r.): “Të pyes në emër të All-llahut, a më ka përmendur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se jam prej munafikëve? Ai i tha: jo, mirëpo askujt pas teje nuk do ti tregojë”.
Ibn Ebi Melike thotë: “kam takuar tridhjet as’hab të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], secili i frikësohej se mos është munafik, asnjëri nuk thoshte: unë kam imanin e Xhibrilit dhe Mikailit”.
Ibn Kajjim elXhevzijje
Marur nga: “El-Xhevabul-Kafi”, fq. 42-43
Ibn Kajjim elXhevzijje