Disa porosi mbi edukimin e fëjimeve në Ramazan
– Femijët të cilët nuk e kanë arritur moshen e pubertetit nuk janë të obliguar me agjërim, por është mirë që ata të edukohen dhe të nxiten nga prindërit e tyre të agjërojnë disa ditë të Ramazanit nëse këtë e perballojnë, sepse në këtë mënyrë ata do të adaptohen më lehtë në praktikimin e agjërimit sikurse veprohet edhe për namazin.
Duhet shfrytëzuar këtë muaj të begatshëm për edukimin e fëmijëve në fenë islame, ja disa prej keshillave se si t’i edukojmë ata:
1. Nëse ata mund t’a perballojnë, nxitini të agjërojnë ndonjë ditë të Ramazanit;
2. Ngrënja së bashku me ta në iftar edhe nëse nuk agjerojnë, në mënyrë që t’a respektojnë çastin e iftarit;
3. T’i mësojmë me lutjet që bëhen gjatë iftarit;
4. T’i marrim në xhami në namazet ditore dhe të ua shpjegojmë rëndesinë e namazit;
5. T’i marrim në namazin e taravive;
6. T’i zgjojmë në syfyr edhe nëse nuk agjërojnë sepse syfyri është i bereqetshëm;
7. T’i përmirsojmë sjelljet e tyre;
8. T’ua mësojmë Kur’anin;
9. T’i mësojmë të japin lëmoshë, t’i ushqejnë agjëruesit dhe t’ua shpjegojmë për shpërblimin e kësaj vepre;
10. Pastroni, veshni me veshjen më të mirë dhe merrni në xhami për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Zoti na dhuroftë femijë te hajrit!
Hoxhë Irfan Salihu