BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaDISA RREGULLA PËR FËMIJËN E PORSALINDUR

DISA RREGULLA PËR FËMIJËN E PORSALINDUR

DISA RREGULLA PËR FËMIJËN E PORSALINDUR

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.

Fëmija është zbukurimi i kësaj jete. Ashtu siç është edhe një përgjegjësi shumë e madhe për edukimin dhe rritjen e tij sipas parimeve islame.

Nga rregullat kryesore të fëmijës së porsalindur janë:

1. Ezani në veshin e djathë. Profeti (alejhi salatu ue selam) i ka thirrur ezanin Hasenit në veshin e djathtë kur ka lindur. Kurse për ikametin në veshin e djathtë, janë dy hadithe të dobëta dhe Ibn Kajimi e ka lejuar që t’i thuhet edhe ikameti në të majtin.

2. Dhënia e një hurme ose një pjesë të saj, pasi ta përtypë njëri nga prindërit. Disa dijetarë kanë thënë që nëse s’ka hurmë, t’i jepet diçka e ëmbël.

3. Rruatja e kokës në ditën e shtatë dhe pesha e flokëve të llogaritet në argjend dhe pastaj jep sadeka për të varfrit (në argjend ose në vlerën e valutës së vendit ku jeton).

4. Therja e kurbanit (akika) i cili është një synet i fortë. Edhe kurbani theret në ditën e shtatë, nëse s’është e mundur, në ditën e 14-të. Nëse edhe në këtë ditë nuk ther kurban, atëherë në ditën e 21-të. Kur nuk ka mundësi në këto kohë, atëherë e ther kur të ketë mundësi pa përcaktim, duke ditur që koha në fillim është më e pëlqyeshme . Për djalin theren dy kokë dele dhe për vajzën një.

Rregullat e tij janë si ato të kurbanit të bajramit, që do të thotë se nuk lejohet të theret kafsha që çalon, e verbra dhe e dobëta. Mishi i saj ndahet në 3 pjesë: një pjesë hahet, një pjesë dhurohet dhe një pjesë jepet sadeka. Nuk shitet asgjë prej saj as lëkura e as leshi. Kurse vitet e kafshës së therur janë:

Për devetë 5 vjet e sipër, për lopët dy vjet e sipër, për dhitë një vit e sipër dhe për delet 6 muaj e sipër dhe nuk lejohet që të theret kur ato kanë më pak vite se kaq.

Shumica e dijetarëve e shikojnë të pëlqyer që mishi të gatuhet pastaj të shpërndahet, por lejohet edhe pa e gatuar.

5. Emri i fëmijës që pëlqehet të jetë në ditën e 7-të ose dhe ditën që lind. Është e pëlqyer që emri të jetë i bukur sipas thënies së Profetit (alejhi salatu ue selam): “Ju do të thirreni Ditën e Kiametit në emrat tuaj dhe të baballarëve tuaj, prandaj vini emra të bukur.” (Ebu Daudi) Emra më të dashur janë Abdullah dhe Abdurrahman dhe emrat më të vërtetë janë Harith dhe Hemam. Po kështu pëlqehen emrat e profetëve, ashtu siç lejohen emrat joarabë me kuptim të mirë dhe të bukur.

Emrat më të bukur janë emrat e profetëve, të njerëzve të devotshëm dhe të sahabëve.

Kriteret e emrave që nuk lejohen dhe nuk pëlqehen janë si më poshtë:

Që emri abd (rob) të jetë për dikë tjetër jo për Allahun, si Abduresul, Abdunebij, etj.

Që të jetë nga emrat që janë të veçantë për Allahun ose të jenë në trajtën e shquar, si Er-Rrahman, i Gjithëdituri, Mbreti i mbretërve, etj.

Ose të ketë ndonjë kuptim jo të mirë si: luftë (Luftim), i hidhur, i zemëruar (Zemrite).

Emrat e fesë katolike apo feve të tjera ose emra të tjerë që nuk kanë asnjë kuptim.

Emrat që tregojnë një lavdërim të vetes, si: i shpëtuari (Shpëtim), ose i fituari (Fitim)

Po kështu, nuk lejohet emërtimi me emrat e sureve, si Jasin, etj.

6. Synetllëku për meshkujt. Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Pesë gjëra janë nga natyra e pastër e njeriut: synetllëku, rruajta e pjesëve rreth organeve intime, heqja e qimeve të sqetullave, prerja e thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve.” (Buahriu dhe Muslimi)

Këtë natyrë të pastër, shumica e dijetarëve e kanë komentuar se është nga tradita profetike. Synetllëku është i detyruar sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.

Fëmija është pema e cila ka nevojë për kujdes para se të lindë dhe deri në fund të jetës tënde. Frytet e saj, qofshin të ëmbla apo të hidhura do t’i shijosh si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.

Lutjet më të sinqerta janë për Allahun që të na japë sukses në edukimin e tyre, ashtu siç e gëzon Allahun dhe sipas traditës së Profetit Muhamed (alejhi salatu ue selam).

Burimi:
Irfan Tota
Burimijetes.info

Must Read