Disa statistika të Kuranit të Shenjtë
– Kurani Fisnik ka gjithsej 114 sure (kaptina).
– Numri i ajeteve të Kuranit sipas Ali ibn Ebi Talibit është 6236.
– Numri i fjalëve të Kuranit sipas A’taut është 77439.
– Numri i shkronjave të Kuranit sipas Ibni Abbasit është 323671.
– Sureja më e gjatë e Kuranit është sureja “El Bekare”, e cila ka gjithsej 286 ajete.
– Sureja më e shkurtër e Kuranit është sureja “El Kevther”, e cila ka vetëm 3 ajete;
– Ajeti më i gjatë i Kuranit është ajeti 282 i sures “El Bekare”, i cili ka 128 fjalë.
– Fjala më e shkurtër në Kuran është: Kaf, Nun, Sad.
– Fjala e Kuranit “wel jetelettaf”, e cila është pjesë e ajetit të sures El Kehf, shënon mesin e Kuranit.