Disa vështrime për këtë muaj
Muslimanë të nderuar!
Ummeti Islam është duke përjetuar këto ditë një sezonë e shumë të mirave, të cilat ia ka dhuruar ummetit Islam dhe me të cilat e ka nderuar.
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).
Vështrimi i parë:
All-llahu [subhanehu ve teala] këtë muaj e ka veçuar me shumë gjëra, gjëra të cilat tregojnë vlerën dhe pozitën e këtij muajit. Prej këtyre gjërave është:
1- Në këtë muaj ka zbritur Kur’ani i Madhërishëm. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”. (El-Bekare: 185).
2- Në këtë muaj gjindet nata e kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!”. (El-Kadr: 1-3).
3- Në këtë muaj lidhen në pranga shejtanët, kurse happen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kur të vjen muaji i Ramazanit, happen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen në pranga shejtanët”. (Buhariu dhe Muslimi)
4- Në këtë muaj All-llahu [subhanehu ve teala] disa njerëz i shpëton nga zjari i xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu i Lartësuar gjatë çdo iftarit i liron (shpëton) disa njerëz nga zjari i xhehenemit. Kjo vazhdon çdo natë”. (hadihti është sahih, Ahmedi dhe Ibn Maxheja).
5- All-llahu [subhanehu ve teala] agjëruesve u ka bërë një derë të veçantë në xhennet, e cila quhet Rejjan. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Agjëruesit kanë derë të veçantë për ta në xhennet, e cila quhet Rejjan, ashkush përveç agjëruesve nuk hynë brenda. Kur të hyjë njeriu i fundit prej agjëruesve, ajo derë do të mbyllet. Kush hynë në këtë derë do të pijë (nga keutheri) e kush pinë nga ky ujë, kurrë nuk do të ndien etje”. (Buhariu dhe Muslimi).
6- All-llahu [subhanehu ve teala] u përgjigjet lutjeve të agjëruesve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Tre lutje kanë përgjigje: lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë zullum dhe lutja e musafirit”. (hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu dhe tjerët).
7- Agjërimi është mburoje me të cilën agjëruesi mbrohet nga zjari i xhehenemit edhe nga epshi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Agjërimi është mbrojë me të cilën besimtari mbrohet nga zjari”. (Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe Bejhakiu).
“O ju të rinjë. Kush ka mundësi të martohet, le të martohet, e ai që nuk mundet le të agjëron, sepse kjo për te është mburojë”. (Buhariu dhe Muslimi).
8- All-llahu [subhanehu ve teala] vetëm ibadetin e agjërimit e ka veçuar për Vehte. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se All-llahu thotë:
“Të gjitha punët e birit të Ademit janë për te përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë e shpërblejë për këtë”. (Buhariu dhe Muslimi).
9- All-llahu [subhanehu ve teala] agjëruesit ia largon fytyrën nga zjarri i xhehenemit shtatëdhjet vjet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Secili musliman që agjëron një ditë në rrugë të All-llahut, All-llahu [subhanehu ve teala] do t’ia largon fytyrën nga zjari i xhehenemit shtatëdhjet vjet”. (Buhariu dhe Muslimi).
10- Agjërimi i këtij muaji bëhet shkak që të falen gjynahet e atij që e agjëron. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush agjëron Ramadanin me besim të plotë e duke shpresuar shpërblim i falen atij gjynahet që ka bërë më parë.” (Buhariu dhe Muslimi).
“Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramadani deri në Ramadan janë falje gjynahesh që bëhen mes tyre…”. (Mutefekun alejhi)
11- Agjërimi i këtij muaji është rrugë për të fituar devotshmërinë, cilësi e cila i mundëson besimtarit të hyjë në xhennet . All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O ju që keni besuar , agjërimi u është bërë obligim , sikuse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush , ashtu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).
12- Agjërimi është ibadet [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pashoqë. Pejgamberi [[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Agjëro, sepse agjërimi është i pashoq”. (hadihti është sahih, transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe tjerët).
13- Agjërimi do të jetë ndërmjetësues mes besimtarit dhe All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Agjërimi dhe Kur’ani do të kërkojnë mëshirë për besimtarët ditën e Kiametit. Do të thotë agjërimi: “O Zoti im, e kam ndaluar nga ushqimet dhe marrëdhëniet intime gjatë ditës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të. Kurse Kur’ani do të thotë: “E kam penguar të flejë gjatë natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe të tjerët).
14- Është muaj i fitores dhe ngadhnjimit. Pasiqë muslimani në këtë muaj ngadhnjen ndaj vetvetes dhe epshit të tije, ai poashtu ngadhnjen ndaj armikut dhe mosbesimtarëve.
– Më 17 të këtij muaji në vitin e dytë të hixhretit ndodhi lufta e Bedrit. Ai ishte takimi i parë i armatosur midis muslimanëve, pasuesve të së vërtetës dhe jomuslimanëve, pasuesve të së kotës. Kjo ishte dita e ndarjes, sepse Allahu ndau të vërtetën nga e kota dhe lartësoi të vërtetën dhe banorët e saj mbi të kotën dhe grupin e saj.
– Më 21 të Ramazanit në vitin e 8 sipas Hixhretit ndodhi çlirimi i Mekes, ku u dorëzuan banorët e saj në duart e muslimanëve pa kurrëfarë kushtesh. Hyri në të profeti duke qenë krenar dhe zhduku që nga themeli idhujtarinë.
– Në Ramazan të vitit 14 Hixhri ndodhi beteja e Kadisijes, ku fituan muslimanët mbi ushtrinë persiane, ushtri e cila në atë kohë kishte nënshtruar të shumtën e vendeve të botës.
– Në Ramadan të vitit 53 Hixhri muslimanët çliruan Gadishullin Rudus. Marja e këtij gadishulli dëshmoi fuqinë e muslimanëve dhe krenarinë e tyre.
– Në Ramadan të vitit 91 Hixhri muslimanët nën udhëheqjen e komandantit musliman Tarik Ibën Zijad çliruan Andaluzinë.
– Më 25 të Ramazanit në vitin e 685 Hixhri ndodhi beteja e Ajnu Xhalutit, betejë e cila rregjistroi fitoren e muslimanëve kundra kafshërisë tatare, e cila kishte pushtuar disa vende muslimane.
– Ne kete muaj te vitit 1206 muslimanet ne krye me Salahudinin ngadhenjyen mbi kryqezatat,
Ka edhe shumë veçori ky muaj, mirëpo ne do të mjaftohemi me këto që i kemi përmendur në këtë rast.
Vështrimi i dytë:
Para se të fillojmë të tregojmë llojet e njerëzve ndaj muajit të Ramazanit, duhet të qëndrojmë në pozitën e pyetësit dhe përgjigjësit e të themi:
Ishim në vitin e kaluar, në ditë të njejta e pritnim Ramazanin, e pastaj çka ndodhi? Një viti i tërë kaloi, kaluan 355 ditë dhe netë. Atë që e kemi bërë është regjistruar, po kanë qenë vepra të mira, janë regjistruar si të mira, po kanë qenë të këqija janë regjistruar si të tilla. Kalojnë ditët, mu ashtu sikurse thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues)”. (Ali Imran: 140).
“All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë”. (En-Nur: 44).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Nuk do të lëvizin këmbët e besimtarit në Ditën e Gjykimit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka kaluar, për rininë ku e ka harxhuar, për diturinë, çka ka bërë me te dhe për pasurinë e tij, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).
Një sekondë që na kalon nga jeta jonë nuk do të kthehet edhe poqëse japim për te të gjithë pasurinë që e kemi dhe që mund ta kemi. Për këtë nuk duhet lënë pas dore këtë gjë?! Nuk duhet qenë neglizhent ndaj punëve të mira. Përkundrazi duhet ta falënderojmë All-llahun që na ka mundësuar të arrijmë këtë muaj, ta ndihmojmë njëri tjetrin që sa ma mirë ta kalojmë këtë muaj, ta këshillojmë atë që është dobësuar, e nëse ndokush prej neve është i përqendruar t’ia shtojmë qendresën. Jemi në një muaj të ri, secili prej nesh le të shikon vetveten dhe le të shikon se me çfare vepra do ta mbushe ketë fletë të re të veprave të tija.
Në muajin e kaluar të ramazanit kemi pasur shumë njerëz që kanë marur pjesë me ne ne agjërim dhe ibadetet tjera të këtij muaji të bekuar. Mirëpo çka ka ndodhur me ta? Disa prej tyre kanë vdekur, edhe i ka mbuluar dheu! Disa të tjera janë të sëmurë, nuk kanë mundësi të na shoqërojnë në këto ibadete, kurse neve akoma jemi të gjallë dhe me shëndet. Për këtë duhet falënderuar All-llahun dhe kurë nuk duhet haruar Ate dhe duhet shfrytëzuar të mirat që na i ka dhënë për ta adhuruar sa ma tepër.
Vështrimi i tretë:
Njerëzit në muajin e ramazanit ndahen në disa grupe:
1- Një grup prej tyre e pret këtë muaj me padurim, e kur të vjen ky muaj edhe ma tepër gëzohet, andaj bëhet gati që dhe përgaditet për të gjitha ibadetet që mund të bëhen në këtë muaj, siç është agjërimi, namazi, sadakaja, leximi i Kur’anit, përmendja e All-llahut etj. Ky është grupi më i mirë.
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma] thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujari për të mira, kurse edhe ma bujar ishte në muajin Ramadan kur takohej me Xhibrilin, kurse Xhibrili e takonte çdo natë gjatë Ramadanit derisa të mbaronte. Në këto takime Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia paraqitke Kur’anin. Kur takohej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me Xhibrilin ishte më bujar sesa era që sjell bereqetin”. (Buhariu).
2- Një grup tjetër i njerëzve, u vjen dhe u shkon Ramazani ata aspak nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre. Edhe pas muajit të Ramazanit mbeten siç kanë qenë para këtij muaji, aspak nuk ndikohet nga ky muaj që të shtohen dëshirat dhe aspiratat për të bërë vepra të mira. Ky njeri ia ka humbur vetvetes një thesar i cili nuk ka mundësi të vlerësohet. Pasiqë muslimani i kujdesshëm edhe ma tepër kujdeset kur vijnë sezonat e punëve të mira, siç është ky muaj i bekuar.
3- Grupi i treti. Këta njerëz e njohin All-llahun vetëm në këtë muaj. Kur të vjen ky muaj i sheh në namaz dhe ibadet, e kur të kalon ky muaj edhe ata ua kthejnë shpinën këtyre ibadeteve, e kthehen në situatën e keqe të mëparshme në të cilën kanë qenë. Këtë grup të njerëzve ia kanë përmendur Fudajl Ibn Ijadit, kurse ai ka thënë:
“Sa njerëz të këqinjë janë këta. Këta nuk e njohin Zotin përveç se në Ramazan”.
Kush është nga ky grup le ta dijë se e ka mashtruar vetveten, kurse shejtani e ka fituar betejën me te.
“…djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi”. (Muhammed: 25).
Këtyre njerëzve u dejtohemi duke i nxitur dhe frikësuar, duke i nxitur që të pendohen te All-llahu [subhanehu ve teala] me pendim të sinqertë, ta kalojnë këtë muaj me pendim dhe kërkim faljeje, me mposhtje dhe përkulje dhe duke u larguar nga ato mëkate në të cilat ka qenë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha: 82).
“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan: 70).
Nëse All-llahu sheh se e kanë me sinqeritet dhe vërtetësi, ua fal mëkatet që i kanë bërë ashtu siç u ka prmetuar, sepse All-llahu nuk e then premimin e Vet. Mirëpo nëse ata edhe më tej insistojnë në mëkatet që i kanë bërë, atëhere i frikësojmë nga këto vepra dhe u tregojmë se u kanoset rezik i madh nga denimi i All-llahut. Fundi i fundit a ka mëkat më të madh se sa të nënçmohen urdhërat e All-llahut, të shkelen kufinjtë e Tij dhe mos të respektohen ndalesat e Tij?!
4- Grupi i katërt. Njerëz të cilët agjërojnë me barkun e tyre. Ata largohen maksimalisht pre tyre. Mirëpo aspak nuk largohet prej mëkateve tjera, siç është dëgjimi i gjërave të neveritshme, bartkes së fjalëve ose shpifjes, rrenës ose përgojimit. Ata tërë ditën kështu e kalojnë. Këtyre njerëzve u themi këto gjëra janë mëkate dhe të ndaluara, edhe në muajin e Ramazanit po edhe në muajt tjerë, mirëpo në këtë muaj edhe ma tepër janë të ndaluara. Ju duhet të dini se me këto vepra e keni lënduar agjërimin tuaj dhe shumë shpërblime u kanë kaluar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush nuk i lenë gënjeshtrat dhe veprimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojë që ai të lë hajen dhe pijen”. (Buhariu).
“Nuk është agjërim, lënja e hajes dhe pijes, por agjërim është largimi nga fjalët e kota dhe amorale”. (Ibn Hibani, hadithi është sahih).
5- Grupi i pestë. Gjatë ditës kur agjëron, flenë, kurse tërë natën rrinë zgjuar dhe bisedon biseda të kota. Ky grup njerëzish as ditën nuk e shfrytëzon për të mira e as në mbrëmje nuk largohet nga harami. Këtyre njerëzve u themi: keni frikë All-llahun, mos u kalojnë të mirat e këtij muaji, pasiqë jeni në bollëk dhe bereqet, pendohuni te All-llahu dhe shpresoni prej All-llahut atë që ju gëzon.
6- Grupi i gjashtë. Këta njerëz nuk e njohin All-llahun as në Ramazan e as jashtë Ramazanit. Ky grup i njerëzve janë grupi më i keq dhe më i prishur. Këtij njeriu aspak si intereson as namazi e as agjërimi. I le këto obligime edhe pse ka shëndet dhe është i fuqishëm. Edhe përskaj kësaj situate ai pretendon se është musliman. Këta njerëz duhet të nxitojnë të pendohen, ti kthehen fesë së tyre, ta mbyllin fletorën e veprave të këqija dhe të hapin fletore të re për vepra e tyre, sepse All-llahu është i Mëshirshëm për ata që e respektojnë dhe pendohen, kurse ka denim të dhembshëm për ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen.
“Njoftoji robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhëmbshëm”. (el-Hixhr: 49-50).
Këto do të ishin grupet kryesore të njerëzve, edhe pse disa grupe mund të ndërhyjnë njëra në tjetrën. Mirëpo qëllimi ynë ishte sqarimi sa ma i mirë i këtyre grupeve.
Vështrimi i katërt
Ky muaj i ka disa rregulla dhe obligime. Në do ti përmendim vetëm disa të cilat shumcia e muxlimanëve i lënë pas dore nëse dëshiron ta ketë shpërblimin sa ma të madh dhe agjërimin sa ma të plotë.
1- Të ketë përqëllim me këtë agjërim Fytyrën e All-llahut, mos ta bëjë për adet ose zakon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresim (të shpërblimit) i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi).
2- Mos të harojë ta bëjë nijet me zemër para se të agon mëngjesi, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush nuk vendos agjërimin para se të agojë mëngjesi nuk ka agjëruar”. (hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu).
3- Muslimani duhet të jetë i kujdesshëm nda sehurit (syfyrit), sepse në te ka shumë bereqet dhe shumë shpërblim. Ai që e le sehurin ka lënë pas shpine shumë të mira. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Hani sehur, sepse në sehur është bereqeti”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu etj.)
“I tërë sehuri është bereqet, andaj mos e leni. Së paku pini një gëllënkë ujë. All-llahu dhe melekët i bekojnë ata që hanë sehur”. (hadithi është hasen, transmeton Ahmedi)
Një shok i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hyri te Pejgamberi dhe e gjeti dukë ngrënë sehur. Në këtë rast Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kjo është bereqet të cilin ua ka dhënë All-llahu, andaj mos e leni pas dore”. (Hadithi është sahih, Ahmedi dhe Nesaiu).
“Bereqeti është në tre gjëra: në xhemat, përshesh dhe në sehur”. (hadithi është hasen, transmeton Taberaniu).
Kur të han sehurin, muslimani duhet të përgaditet për namazin e sabahut, e mos të ndodh siç veprojnë disa, e hanë sehurin dhe pastaj flejnë duke mos e falur namazin e sabahut. Ska dilem se kjo është fatëkeqësi e madhe.
4- Duhet ta shfrytëzon këtë muaj që të bëjë sa ma shumë vepra të mira, siç është leximi i Kur’anit, istigfari edhe gjëra tjera, kurse duhe të largohet nga të gjitha veprat e kota dhe të pavlera.
5- Nuk duhet të haron musliman që të shfrytëzojë maksimalisht kohën para iftarit që të bëjë lutje, sepse kjo lutje që bëhet në këtë kohë pranohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Tre personave nuk u kthehet lutja: agjëruseit deri të hanë iftarin, imamit të drejtë dhe atij që i është bërë zullum”. (hadithi është hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët).
Dhe pasi të futë kafshatën e parë le të thotë:
“Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi me leje të All-llahut”. (hadithi është hasen, transmeton Ebu Davudi dhe të tjerët).
7- Kujdesu që të thërrasish edhe agjërues tjerë që të hanë iftarin me ty, sepse kjo të mundëson të fitosh shpërblimin e tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush i jep iftar një agjëruesit, fiton sikur shpërblimi i atij që ka agjëruar, duke mos u pakësuar aspak shpërblimi i agjëruesit”. (hadithi është sahih, Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Le të mundohemi të gjith dhe le të nxitojmë në vepra të mira, sepse malli i All-llahut është i shtrenjtë.
E lusim All-llahun që të na bëjë prej atyreve që e agjërojnë Ramazanin dhe falin namaz në këtë muaj me besim dhe shpresim, të na i bëjë veprat ma të mira ato të fundit, kurse ditën më të mirë atë ditë kur do të takohemi me Ty.
All-llahu ynë, bëre këtë muaj, muaj të hajrit dhe bereqetit për islamin dhe muslimanët.
All-llahu ynë, ngriti vështirësitë dhe sprovat prej muslimanëve.
Hoxhë Bekir Halimi