Meditime Kuranore Myzhde
– Dita e Ringjalljes nuk është aq e frikshme sa e imagjinojnë disa, por do të jetë një ditë e mrekullueshme dhe e bukur, për ata që ndoqën besën e dhënë Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, dhe punuan për atë ditë.
“Ata nuk do të trishtohen nga frika më e madhe.” (El-Enbija’: 103)
– Do të jetë një ditë e mrekullueshme, kur të ringjallesh dhe të shohësh engjëjt që presin të të takojnë …
“Dhe engjëjt do t’i takojnë ata, (e do t’u thonë:) kjo është dita juaj që ju është premtuar.” (El-Enbija’: 103)
– Do të jetë një ditë e mrekullueshme, kur të dëgjohet një britmë gëzimi në mbarë njerëzit.
“Ja, lexoni librin tim!” (El-Hakkah: 19)
– Do të jetë një ditë e lumtur, kur të ktheheni nga pas dhe të shihni pasardhësit tuaj që ju ndjekin për të ndarë gëzimin tuaj.
“Ne i kemi bashkuar ata me pasardhësit e tyre.” (Et-Tur: 21)
– Do të jetë një ditë shumë e mrekullueshme, kur ju ecni për herë të parë mes grupit të atyre me të cilët Allahu është i kënaqur dhe Profeti Muhammed a.s, ju paraprin.
“Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Pejgamberin dhe ata që besuan me të, drita e tyre do t’i paraprijë…” (Et-Tehrim: 8)
– Do të jetë një ditë shumë e bukur, kur ju dhe familja juaj do të jeni si mysafirë të mirëpritur dhe do të dëgjoni një thirrje speciale: Hyni!!…
“Hyni në Xhenet ju dhe gratë tuaja dhe aty do të jeni të bekuar!” (Ez-Zukhruf: 70)
– Nuk do të mund ta fshehësh shkëlqimin e fytyrës tënde të gëzuar kur shoqëruesi yt aty, të jetë Profeti Muhammed a.s, Musai, Isai, Nuhu dhe Ibrahimi – paqja qoftë mbi ta.
“Ata janë me ata që Allahu u ka dhënë bekime, nga pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të devotshmit. Dhe ata janë shokë të mirë.” (En-Nisa’: 69)
– Aty do të mbani mend atë që keni recituar këtu, në këtë dynja:
“A është ai të cilit i kemi premtuar premtim të mirë se do ta përmbushë atë, i njëjtë me atë që është argëtuar me kënaqësinë e jetës së kësaj bote, e pastaj në Ditën e Kijametit do të jetë prej atyre që do të sillen (të prezantojnë dënimin e tyre)?”
(El-Kasas: 61)
Përgatituni për jetën e përjetshme!
Allahu na dhuroftë neve, juve, të gjithë prindërve tanë, dhe të gjithëve që kanë të drejtë mbi ne, dhe bashkëshortëve tanë, pasardhësve tanë, të dashurit tanë…dhe të gjithë muslimanëve, xhennetin më të lartë në shoqërinë e të dashurit tonë Muhammed, salAllahu alejhi ue selem,
Allahu na bëftë prej tyre! Amiin
Dr. Zaghloul Najjar
Solli në shqip: A. Sh. Ndreu