BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaDua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit ..

Dua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit ..

Dua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit ..?
Pyetje: Eselamu alejkum.
Jam një vajzë muslimane, dua të mbulohem, ama prindërit nuk më lejojnë, çfarë të bëjë. Unë kam shumë deshirë, të lutem tregoma një zgjidhje. Pash Zotin tregoma një përgjigje, çfarë të bejë?

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen dhe mbi shokët e tij.
Rrespektimi i prindërve është obligim në Dinin e Allahut, dhe muslimani patjetër duhet t’i respektojë prindërit e tij. Allahu (azzevexhel) në shumë ajete, menjëherë pas teuhidit, ka përmendur respektin ndaj prindërve, gjë që tregon vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka ky adhurim. Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) menjēherë pas shirkut, ka përmendur mosrespektin ndaj pindërve, si një prej mēkateve më të mëdhaja. Andaj muslimani duhet të jetë shumë i kujdesshëm që mos t’i hidhërojë prindërit, se ai me kētë e hidhëron edhe Allahun (azzevexhel).
Por, me gjithë këtë respekt që Allahu e ka caktuar për fëmijët ndaj prindërve të tyre, ka shumë prej prindërve që nuk janë të kënaqur me këtë caktim të Allahut, dhe mundohen që t’i bējnë fëmijet rob të tyre, e jo rob të Allahut, dhe kërkojnë prej fëmijëve të tyre edhe atë që nuk u takon.
Kërkojnë që të respketohen edhe në atë që janë gabim, dhe të nderohen edhe në atë urdhër të tyre që është në kundërshtim me Dinin e Allahut.
Muslimani e ka obligim ta respektojë prindin e tij, përveç në dy raste:
1-Kur prindi kërkon nga fëmiu atë që është e pamundur,
2-Dhe kur prindi urdhëron në atě që është në kundërshtim me fjalën e Allahut dhe të Muhamedit (alejhi selatu ue selam).
Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Nuk respektohet krijesa, kur i bëhet mëkat Krijuesit”. (Hadithi është i vërtetë – Sahihul Xhami’/7520)
Andaj, nuk merret parasyshë urdhëri i prindit ndaj fëmiut, apo i burrit ndaj
gruas, apo i shefit ndaj punëtorit, apo i prijësit ndaj popullit, kur ai urdhër
kundërshtohet me Dinin e Allahut.
Ndërsa mbulesa është obligim dhe urdhër i Allahut, dhe për këtë nuk merret
leje nga askush. Allahu (azzevexhel) thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave
tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve, le t’i vëjnë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara. Ai është Mēshirues.”
(Ahzab/59)
Andaj, motër e nderuar, nuk mbetet për ty asgjë tjetër përveçse ta respektosh urdhërin e Zotit tënd, i cili të ka obliguar me këtë adhurim, e pa dyshim se kjo është më e mirë për ty në këtë botë dhe në botën tjetër, e nëse pastaj do të keshë probleme dhe sprova, mos e harro fjalën e Allahut ku thotë: “A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e mos të vihen në sprovë? Ne i sperovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën dhe t’i dallojë gënjeshtarët”. (Ankebut/2,3).

Lusim Allahun (azzevexhel) që të të shpërblejë dy herë me të mirat e Tij, një për mbulesën tënde, dhe dy për durimin tënd. Allahu e di më së miri.

Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read