1907 te rikthyer ne Islam gjate vitit 2012
DUBAI: Rashid Al Salem Junaibi, drejtor i qendrës së informacionit të Shoqërisë Islame Dar Al Ber tha se numri i myslimanëve të ri te cilët përqafuan Islamin gjatë 2012 arriti në 1907 nga nacionalitete të ndryshme.
Junaibi tha se qendra ka lëshuar certifikatat dhe dokumentet për personat qe kanë përqafuar Islamin të cilat janë miratuar nga Departamenti i Çështjeve islamike në Dubai. Qendra shpërndau gjithashtu Abajat dhe veshje legjitime për gratë e reja muslimane, dhe i ka përfshirë ato në aktivitete sportive dhe rekreative, koncerte te mirënjohjes dhe një syfyri në masë gjatë muajit të Ramazanit. Junaibi shtoi se 2.055 libra dhe CD janë shpërndarë për përcaktimin e Islamit gjatë vitit 2012, duke vënë në dukje se qendra merr pjesë në disa Radio dhe programe televizive të cilat përfshijnë takime me muslimanët e rinj.
Përshtati: Naim Berisha
Burimi në anglisht: http://gulftoday.ae/portal/d65f59a0-a4b9-4149-a0ca-1d6d877a23ff.aspx?
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com