Dubai: 76 krishterë përqafuan Islamin gjatë Forumit të Ramazanit
Rodelito, një i krishterë nga Filipinet, i veshur me rrobat më të bukura, mori pjesë në një ngjarje që ndryshoi jetën e tij nga rrënjët, konvertimi i tij në Islam.
Derisa Omar Penalber, imam nga Filipinet, përsëriste tekbiret në mikrofon duke inkurajuar publikun që t’i përgjigjen me Allahu Ekber, Rodelito, i shqetësuar përsëriste shehadetin.
Rodelito është njëri prej 76 filipinasve dhe filipinaseve të cilët u konvertua në Islam të enjten në një tendë të vendosur afër qendrës el Twar si pjesë e forumit të Ramazanit cili u organizua nga Departamenti i turizmit dhe Marketingu komercial i Dubait.
Rodelito tha se ka kohë që është duke menduar për kalimin e tij në Islam. ” Ndihem shumë mirë”, tha ai duke vënë dorën në gjoksin e tij.
Roderick Vargas, i cili e ndryshoi emrin në Rashid, tregoi se si vitin e kaluar i kishte folur babait për konvertimin e tij në islam. “Kjo është fe e mirë”, thotë ai, duke shtuar se “tani e kuptoj.”
Derisa imami fliste, njëra prej grave e njoftoi se 70 motra nga Filipinet dëshirojnë ta thonë publikisht shehadetin.
Lewis Phillip Bullock, nëpunës në shtëpinë Shejh Obaid, tha se vitin e kaluar 125 filipinas janë konvertuar në Islam pas ligjëratës që e mbajti Penalber.
“Zakonisht, numri më i madh i të konvertuarve janë femra”, thotë ai.
Forumi i Ramazanit është ngjarje që ka për qëllim edukimin e njerëzve për Islamin, si dhe reklamimin e faktit se Dubai është gjithashtu vend i turizmit fetar, thotë Lewis Phillip Bullock. Gjatë Forumit ka pasur ligjërime të ndryshme në gjuhë të ndryshme/islamgjakova/
http://www.islamifejaevertete.com/