Të meta që e mbysin kohën
Gjinden disa të meta dhe pengesa të shumta që ia humbin besimtarit kohën, saqë ka mundësi që edhe tërë jeta t’i kalon, nëse nuk i kupton dhe nuk mundohet që të lirohet prej tyre. Këto të meta dhe pengesa janë:
1- Gafleti, mospërfillja
Është një sëmundje shumë e rezikshme, me të cilën janë infektuar shumë musliman të sodit, gjersa e kanë humbur ndenjën për vlerën e kohës. Kur’ani na e ka tërhjekur vëmendjën nga gafleti, saqë pronarët e sajë i ka bërë lëndë djegëse të xhehenemit duke thënë: “Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”. (El-A’raf: 179).
2- Tesfivi- zvaritja dhe vonimi
Është e metë e cila e shkatërron kohën dhe e mbytë jetën. Për fat të keq, fjala “do ta bëjë nesër”, është bërë simbol i shumicës së muslimanëve dhe zakon i tyre. Hasan basriu [rahimehull-llah] thotë: “Ruaju nga zvaritja, sepse ti vlen me (shfrytëzimin) ditën e sodit, e jo me ditën e nesërme”.
Vëlla i dashur, kujdesu nga zvaritja, sepse ske garancë se do të jetosh deri nesër, nëse të garantohet jeta deri nesër nuk sigurohesh nga pengesat e rastësishme ose angazhimet e papritura. Dije se çdo ditë dhe secila kohë i ka obligimet e veta, nuk ke kohë boshe në jetën tënde. Pastaj zvaritja në ibadete shkakton që të bëhet e zakonshme lërja e adhurimeve, siç thotë poeti:
Furnizohu me devotshmëri se nuk e di
Nëse të vjen nata, a jeton deri nesër
Sa njeri i shëndosh ka vdekur pa asnjë sëmundje
Dhe sa të sëmurë kanë jetuar gjatë kohë
Sa djelmosha ngrysin dhe gdhinë të sigurtë
I janë qendisur qefinat, mirëpo ai nuk e di.
Vëlla i nderuar nxito në shfrytëzimin e kohës së jetës tënde me adhurime dhe largohu zvaritjes dhe përtacisë, sepse në varre ke shumë njerëz të vrarë bga kjo fjalë “do ta bëjë nesër”.
Zvaritja është një shpatë e cila e këputë njeriun nga shfrytëzimi i frymëmarjeve të veta në rrugë të All-llahut, andaj kujdesu e mos u bë viktimë e sajë.
Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.
Shqipëroi: Bekir Halimi