BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiE errët është kjo natë

E errët është kjo natë

 

 

E errët është kjo natë

 

E errët është kjo natë
jo se s’ka hënë e s’ka yje
po retë e zeza i kanë zënë
e s’e lënë dritën e tyre

 

Vërtetë është e frikshme
mes egërsirash në xhungël
gjithçka është e pritshme
kur dhe rrugën ke humbur

 

Ndalu, hesht edhe dëgjo
kujdes gjithçka që lëvizë
se ka egërsirë që t’sulmon
dhe atëherë kur ka frikë

 

Mbijeto në këtë xhungël
me çdo kusht e mundësi
gjeje veten që t’ka humbur
dhe mos harro që je njeri

 

Bashkim Selmani

www.islamifejaevertete.com

Must Read