Sprovat janë të domosdoshme që të forcohet vullneti i pronarëve të akides, sepse sprovat nxjerin në shesh forcat dhe energjitë e fshehura, hapin në zemër dritare dhe kanale. Këto gjera nuk do ti dinte ky besimtar, po mos të sprovohej, kurse vlerat, peshoja dhe botëkuptimi nuk do të pastroheshin dhe të precizoheshin, përveç se në klimë të sprovës, e cila e largon perdën nga sytë dhe nga zemra.
Ajo që është ma e rëndësishme se gjith kjo, ose thuj rregulli i tërë kësaj…drejtimi kah All-llahu, atëhere kur do të dridhen tërë mbështetjet tuaja dhe kur do të avullohen tërë imagjinacionet, të cilat janë të ndryshme. Në këtë moment, largohet perdeja dhe hapet pamja dhe horizonti, në këtë rast sheh vetëm Forcën e All-llahut, vetëm Mundësinë e Tij, vetëm Vullnetin e Tij, sheh se s’ka ku të strehohesh përveç se te Ai. Në këtë rast përputhet shpirti me realitetin e vetme, mbi të cilin ngritet botëkuptimi i shëndoshë:
“…po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”. (El-Bekare: 155-156).