Ekstrakti i Shalqirit për enë të gjakut më të shëndetshme
Përderisa njerëzit plaken, arteriet e tyre bëhen më pak elastike. Ateroskleroza është e shoqëruar me sëmundje të zemrës dhe shtyje të lartë të gjakut. Hulumtime të reja nga Universiteti Shtetëror i Floridës tregojnë se njerëzit me rrezik të shtuar për shtypje të lartë të gjakut mund të përfitojnë nga një burim i papritur.
Ekstrakti i shalqirit u studiua në një prove të verbër të kontrolluar klinike placebo me vullnetarë me mbipeshë, për 6 javë. Ekstrakti i shalqirit përmirësoi matjet e elasticitetit arterial në mënyrë të rëndësishme. Ekstrakti uli shtypjen e gjakut, po aq sa edhe shumë barna kundër-hipertensive. Hulumtuesit besojnë se amino acidi citrulinë në ekstraktin e shalqirit shndërrohet në L-argininë, e cila rrit prodhimin e oksidit nitrik në enët e gjakut dhe përmirëson funksionimin endotelial. Të 6-të gramët e dhënë çdo ditë janë të barasvlershëm me afro 1 kg shalqi.
Burimi: [American Journal of Hypertension, online 8 Mars, 2012]
Shalqiri është një pemë[në fakt perime] e ëmbël dhe e shijshme, është një mënyrë shumë e mirë për të hidratuar trupin, e dobishme gjatë stinës së verës. Ai përmban 92% ujë dhe 8% karbohidrate. Po ashtu, përmban Vitaminën A, si beta-karoten, Vitaminën B6, dhe C. Ai përmban antioksiduesin likopen, të ngjashëm me atë që gjendet në domate. Efekti i kombinuar antioksidues i likopenit, beta-karotenit dhe vitaminës C ofron mbrojtje nga degjenerimi makular i lidhur me moshën dhe kanceri, sidomos ai i prostatës, siç tregojnë disa studime ndërkombëtare.
Ju bëftë mirë shalqiri së bashku me dobitë shëndetësore të tij!
Përpiloi: Meriton Muriqi