ELEMENTI SHËRUES I UJËRAVE TË THELLA TË DETIT
Ndoshta gjëja e fundit që do t’i shkonte ndërmend njeriut për të kërkuar në të shërim është thellësia e detit të njelmët, por, na lejoni më parë tua prezantojmë këtë studim dhe të meditojmë mëshirën e Allahut të Madhëruar me robërit e Tij…
Në një studim të ri shkencor në Japoni është vërtetuar se ujërat e thella të detit, respektivisht ujëra nën 200 m e tutje, ndihmojnë shërimin e ulcerës së stomakut, gjë kjo që ka ngjallë reagimin e shumë shkencëtarëve. Shkencëtarët e studimit në fjalë thonë se këto ujëra minimizojnë rrezikun e goditjes nga kanceri i lukthit dhe ulcera, sikur që është vërtetuar efekti 60%-sh i saj në luftimin e bakteries “Helicobacter pylori.”
I madhëruar qoftë Allahu, i Cili na mundësoi përdorimin e anijeve, me të cilat gjurmojmë çdo ditë mirësitë dhe begatitë e Tij ndaj nesh në dete dhe oqeane. Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).“ (en-Nahl, 14)
Në të vërtetë, ky është një lloj në vete i mirësive dhe begative, për hulumtimin dhe gjurmimin e të cilave jemi urdhëruar, për shkak se askush nuk ka patur dije për këto mirësi që gjenden në thellësi të deteve ndërsa Allahu na i ka nënshtruar neve detet dhe i ka lënë në shërbimin dhe kënaqësinë tonë.
sedatislami.com
Autor: Abdudaim El-Kehil
Burimi: www.kaheel7.com/ar
Referenca e punimit: gazeta britaneze Daily Mail