BallinaSpikasimErrësirat dhe drita, pikëpamja shkencore, fakte të reja kozmike

Errësirat dhe drita, pikëpamja shkencore, fakte të reja kozmike

Errësirat dhe drita, pikëpamja shkencore, fakte të reja kozmike

Sipas teorive më të reja, shkencëtarët deklarojnë se jeta e universit sillet rreth 13.7 miliardë vite. Kozmosi filloi me një shpërthim të madh e pastaj yjet dhe galaktika nisën të formohen. Mirëpo mes shkencëtarëve ka lindur një problem, ngase shpërthimi duhet të ndriçojë kozmosin dhe kozmosi të nisë me ndriçim direkt. Por zbulimet e reja shkencore tregojnë se kozmosi në fillimin e tij ka kaluar periudha të errëta për miliona vite! Pas kësaj yjet dhe galaktikat kanë filluar të formohen duke përfunduar kohën e errësirave dhe filloi koha e dritës.

Shkencëtarët deklarojnë se ata kanë zbuluar një galaktikë e cila është larg nesh 13 miliardë vite dritë. Kjo galaktikë konsiderohet prej trupave më të largët nga Toka dhe shkëlqimi i saj mund të vërehet vetëm me përdorimin e teknikave shumë të përparuara. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë deklarojnë se atë galaktikë e kanë vëzhguar përmes observatorit Keck II, i cili gjendet në njërën prej majave të vullkaneve të shuar.

Shkencëtarët vërtetojnë se përmes zmadhimit të teleskopit kozmik arritën të shohin një dritë që del nga galaktikat e formuara para 13 miliardë vitesh dhe kjo kur mosha e universit ishte 550 milionë vjet. Në atë kohë hapësira vazhdonte të kalonte në periudhën e errët kozmike. Astronomët i shpjegojnë këto zbulime me fjalët se ata shfrytëzuan thjerrat tërheqëse dhe shfrytëzojnë dritën e galaktikave të afërta si thjerrat për zmadhimin dhe përforcimin e dritës që del nga këto yje të fikura.

Realiteti i vërtetuar shkencor

Universi ka filluar me periudhën e errësirave, e cila ka vazhduar miliona vjet. Pastaj yjet kanë filluar të formësohen dhe të përhapin dritë. Si rrjedhim i kësaj më parë janë krijuar errësirat e më pas është krijuar drita.

Realiteti kuranor

Nga mrekullitë e Kuranit është se Allahu i Lartësuar ka folur rreth fillimit të krijimit dhe ka përmendur errësirën para dritës. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.” (En’am, 1)

Nëse i përcjellim të gjitha ajetet e Kuranit të cilat flasin rreth fillimit të krijimit, do të vërejmë se Allahu i Lartësuar gjithmonë përmend errësirën para dritës.

Aspekti i mrekullisë

Këtu shfaqet një aspekt prej aspekteve të mrekullisë. Allahu i Lartësuar në këtë ajet fisnik ka filluar me lavdërimin e Vetes për faktin se Ai krijoi për ne qiejt dhe Tokën: “Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën” pastaj për të na vërtetuar neve se Ai është Krijues i qiejve dhe i Tokës na ofroi një fakt shkencor, më parë errësirën e pastaj dritën “dhe bëri errësirat dhe dritën”, megjithëkëtë jobesimtarët mohojnë Zotin dhe i përbuzin dhuntitë e Tij “E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.”

Kjo na jep të kuptojmë se Kurani është shumë preciz në shprehjet e tij dhe në radhitjen e fjalëve. Meditoni sesi Kurani nuk ka thënë “dhe bëri dritën dhe errësirat”, por tha “dhe bëri errësirat dhe dritën”, sepse errësira dhe drita janë rezultat i krijimit të qiejve dhe Tokës. Allahu i Lartësuar ka krijuar lëndën e qiejve dhe të Tokës dhe kjo lëndë ka kaluar në periudha të errëta e më pas është shfaqur drita.. Gjithashtu, Kurani gjithnjë për errësirën shprehet në shumës ndërsa për dritën në njëjës. Arsyeja është se përqindja e errësirës në kozmos është më tepër se 96%, respektivisht pjesa dërrmuese e kozmosit është errësirë, ndërsa sasia e dritës është shumë e vogël dhe kjo pa dyshim se konsiderohet një mrekulli tjetër.

Atëherë tek fjala e Allahut të Lartësuar “dhe bëri errësirat dhe dritën”, kemi tre sinjalizime:

1- Errësirat dhe drita bashkë janë rezultat i krijimit të qiejve dhe të Tokës dhe kjo është e vërtetë shkencore.

2- Errësira është formuar para dritës dhe këtë shkencëtarët po e vërtetojnë sot.

3- Ajeti përmes fjalës “errësirat” në shumës dhe fjalës “dritën” në njëjës sinjalizon se errësira është shumë më e madhe në kozmos sesa drita. Këtë shkencëtarët po e vërtetojnë sot. Ata deklarojnë se 96% e kozmosit është lëndë dhe fuqi e errët. Themi ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregoj; shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.” (Neml, 93)

Abdu’daim el Kehil
Përktheu: Almedin Ejupi

Referencat
1- Artikulli me titull: Zbulimi i galaktikës më të largët nga planeti i Tokës, i publikuar në rrjetin amerikan CNN më datë 16.02.2004.
2- Artikulli me titull: Shkencëtarët arritën të vëzhgojnë dritën kozmike, mosha e së cilës është 13 miliardë vjet, i publikuar në rrjetin amerikan CNN më datë 17.07.2007.
3- E Papantonopoulos, The Physics of the Early Universe, Springer,2005.
4- Matts Roos, Introduction to Cosmology, John Wiley and Sons, 2003.
5- Michael Rowan-Robinson, Cosmology, Oxford University Press, 1996.
6- Malcolm S. Longair, The Cosmic Century, Cambridge University Press, 2006.
7- Klapdor-Kleingrothaus, Dark Matter in Astro- And Particle Physics, Springer, 2003.
8- The Age of the Universe, Dark Matter, and Structure Formation, Colloquium on the Age of the Universe St, National Academies Press, 1998.

Must Read