AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe ata që durojnë për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhehaptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit.” (Kurani, 13:22)
THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “O njerëz! Jepni për të ngrënë, përhapeni selamin, ruani lidhjet farefisnore, faluni natën, kur njerëzit flenë, se do të hyni në Xhenet paqësisht.”
[E SHËNOJNË AHMEDI, TIRMIDHIU DHE HAKIMI.]
URTËSI
Ibn Mesudi thotë: “Vlera e namazit të natës, krahasuar me atë të ditës, është si vlera e lëmoshës së fshehtë në raport me atë që jepet haptazi.”
DILEMË
Do të falem sapo t’i rregulloj disa probleme (!)
Ai që mendon të falet vetëm pasi t’i mbarojë problemet, nuk do të falet kurrë, sepse problemet nuk përfundojnë asnjëherë. Posa të mbarojë një problem, shfaqet ndonjë tjetër. Prandaj, falu e mos të të mashtrojë shejtani! Falu, sepse namazi është çelësi i rregullimit të të gjitha problemeve!
KËSHILLË
Fal namaz nate dhe sillu mirë me njerëz, që të arrish grada të larta në Xhenet!
Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli