BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiFale namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, që ta shohësh Zotin...

Fale namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, që ta shohësh Zotin tënd në botën tjetër

Fale namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, që ta shohësh Zotin tënd në botën tjetër!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Andaj, duroje atë që thonë ata, madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kurani, 50:39)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Do ta shihni Zotin tuaj siç po e shihni Hënën: s’do të shtyheni për ta shikuar Atë. Andaj, ai që mund ta ruajë namazin para lindjes së diellit dhe atë para perëndimit, le ta bëjë!” Pastaj lexoi: “… madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39) [E SHËNOJNË BUHARIU DHE MUSLIMI.]

URTËSI
Vehb ibn Munebihu thoshte: “Është çudi me njerëzit! Qajnë për atë që i vdes trupi (kur jep shpirt), e nuk qajnë për atë që i vdes zemra (si pasojë e mosfaljes së namazit), gjë që është më e rëndë.”

DILEMË
Nëse falem, do të më quajnë ekstremist (!)
Ekstremist i vërtetë është ai që tregohet kokëlartë kundrejt Zotit të vet, duke mos përfillur urdhrat e Tij dhe duke penguar njerëzit nga feja e drejtë. Kështu që, nëse ndokush të quan ekstremist, duro për hir të Zotit tënd dhe mos ua vër veshin fjalëve të njerëzve, sepse ata do të pendohen për mosbindje ndaj Zotit të tyre.

KËSHILLË
Fale namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, që ta shohësh Zotin tënd! Të parët në fytyrën e Krijuesit është kënaqësia më e madhe që ekziston, andaj mos e humb atë!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read