FALËNDERO ALLAHUN E LARTËSUAR
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Ramazani është një mundësi ekskluzive për besimtarin e mirë që ai të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Le të kujtojmë së bashku se jemi të obliguar ta falënderojmë Krijuein Fuqiplotë për të mirat dhe dhuntitë e pakufishme të Tij.
Veçojmsë tri mënyra falënderimi:
1. Falënderimi me zemër. Falënderim me zemër do të thotë bindje e fuqishme se Allahu është Zot, Krijues, Sundues, Furnizues, i Pastër, Mbikëqyrës, Mbizotërues
dhe kështu bëhet konfirmimi i brendshëm për të mirat e pakufishme.
2. Falënderimi me gjuhë. Mirënjohja që duhet të bëhet me anë të gjuhës është shprehje dhe shfaqje e asaj që është në brendësi.
3. Falënderimi me vepër. Falënderimi me vepër arrihet duke i përdorur dhuntitë e Allahut në formën më të mirë.
Falënderimi ka një pozitë të rëndësishme në fe. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.”(Nahël, 78)
Njeriu është i pajisur me shqisat e të dëgjuarit, me të parë dhe me zemër. Këto janë dhunti të dhuruara që e vërteta të dëgjohet, të studiohet dhe në fund të shprehet falënderimi. S’ka dyshim se falënderimi është i lidhur ngushtë me imanin (besimin) dhe se njeriu do të jetë mirënjohës ose përbuzës. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“E falënderuat dhe i besuat. Allahu është mirënjohës i dijshëm.” (Nisa, 147)
“Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.” (Insan,3)
Allahu i Lartësuar njeriun e porositi që të jetë mirënjohës ndaj Krijuesit si dhe ndaj prindërve: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Llukman, 14)
Tradita e Muhamedit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na motivon për mirënjohje dhe falënderim. Nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet: “Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ngrihej natën për namaz aq gjatë, saqë këmbët i patën ënjtur nga dhembja, atëherë unë i thashë: “Përse po vepron kështu, o i Dërguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk duhet të jem rob falënderues?” (Transmeton Muslimi)
Sipas një transmetimi tjetër të Aishes thuhet: “I Dërguari i Allahut shpeshherë thoshte në ruku dhe në sexhdet e tij: “Subhanek Allahumme rabbena ue bihamdike, Allahummagfir li.
(Falënderimi të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar, o Allahu im, më fal!)” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Të nderuar agjërues! Lutjuni Krijuesit Allah në muajin e falënderimit dhe të faljes:
Allahu im! Të falënderoj për faljen, mëshirën, udhëzimin,shëndetin dhe furnizimin!
presionet e sprovave dhe nga thellësitë e fatkeqësisë!
Allahu im! Të falënderoj për udhëzimin tim në dritën e imanit!
Libri: PANORAMA E RAMAZANIT
Përmblodhi: Ulvi Fejzullahu
Redaktoi: Arian Koçi