BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiFalu, që Allahu të t'i shlyejë gjynahet përmes namazit!

Falu, që Allahu të t’i shlyejë gjynahet përmes namazit!

Falu, që Allahu të t’i shlyejë gjynahet përmes namazit!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë:“Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Kurani, 11:114)

THËNIE PROFETIKE
Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: “Një njeri kishte puthur një grua (të huaj) dhe më pas kishte vajtur (i penduar) te Pejgamberi صلى الله عليه وسلم dhe ekishte njoftuar për mëkatin që kishte bërë. Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” (Kurani, 11:114) Burri pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A vlen kjo vetëm për mua?” Ai i tha: “Vlen për gjithë umetin tim.” [E SHËNOJNË BUHARIU DHE MUSLIMI.]

URTËSI
Ibn Kajimi thoshte: “Teksa robi gjendet në namaz, kibël të fytyrës dhe trupit le ta ketë Qabenë, kurse kibël të zemrës dhe shpirtit le ta ketë Zotin e Qabesë.”

DILEMË
Namazi është i vështirë për t’u mësuar (!)
Namazi mësohet shumë lehtë, sepse është diçka që përsëritet vazhdimisht. Posa të fillosh ta mësosh, do të bindesh në këtë që po lexon.

KËSHILLË
Askush nga ne nuk shpëton nga mëkatimi, andaj falu, që Allahu të t’i shlyejë gjynahet përmes namazit, sepse veprat e mira i shlyejnë të këqijat!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read