Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Atë që s`e largon dija nga haramet (ndalesat) e All-llahut të Lartësuar, dhe nuk e izolon atë nga mëkatet e All-llahut të Lartësuar, ai është prej të shkatërruarve.” (Imam Ebu Hanife)
“Nëse fukahatë (juristët islamë) dhe dijetarët nuk janë të dashurit e All-llahut në këtë dhe në botën e pastajme, atëherë All-llahu s`ka të dashur!” (Imam Ebu Hanife)
“Vërtet kjo dije është fe, andaj shikoni se nga kush po e merrni atë!” (Imam esh-Shafi`ij)
“Dija s`është në shumë transmetime, po ajo është dritë që e vendos All-llahu në zemër.” (Imam esh-Shafi`ij)
“Më është kumtuar se dijetarët do të pyeten Ditën e Kijametit për atë që do të pyeten pejgamberët, (lavdërimi dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi ta!)” (Imam esh-Shafi`ij)
“Nëse njeriu nuk ka në veten e tij mirësi, atëherë njerëzit s`mund të kenë mirësi nga ai.” (Imam esh-Shafi`ij)
“Dija është më me vlerë sesa namazi fakultativ.” (Imam Maliku)
“Zbukurimi i dijetarëve është suksesi, stolia e tyre – karakteri i mirë, si dhe bukuria e tyre – bujaria e shpirtit.” (Imam Maliku)
“Atë që s`e mburr devotshmëria, s`ka mburrje (krenari) për të.” (Imam Maliku)
“Ai që e do këtë botë le të merret me dije, po ashtu ai që e do botën e pastajme le të merret me dije.” (Imam Maliku)
“Nuk përmirësohet fundi i këtij ummeti përveçse me atë që është përmirësuar fillimi i Tij.” (Imam Maliku)
“Kjo botë është shtëpi e punës, kurse bota e pastajme është shtëpi e shpërblimit; e ai që s`punon këtu, do të ndiejë keqardhje atje.” (Imam Ahmedi)
“Nëse e shihni njeriun që e do kelamin (apologjetikën), kujdes nga ai!” (Imam Ahmedi)
“Ne jemi popull modestë; hamë rizkun tonë dhe presim vdekjen.” (Imam Ahmedi)
Ahmed ibn Hanbelit i është thënë: “Si i njeh gënjeshtarët? Në bazë të premtimeve të tyre – u përgjigj.
“Do të vijë një kohë për njerëzit kur zemrat vdesin, e trupat ngjallen.” (Imam eth-Thevri)
“Ji i kënaqur me atë që të ka caktuar All-llahu do të jesh i pasur; si dhe mbështetu tek Ai do të jesh i fortë.” (Imam eth-Thevri)
Bishr ibnu-l-Harithi ka thënë: Sufjanit i është thënë: “Njeriu, a mund të jetë zahid (asket) e të ketë pasuri? Po – u përgjigj; kur të sprovohet bën sabër, e kur ka (të mira) falënderon.”
“Nëse e njeh veten tënde; s`të dëmton ç`thuhet për ty.” (Imam eth-Thevri)
“O kërkues i Xhennetit! Për një mëkat të vetëm babai yt doli prej tij, e ti dëshiron të hysh në të me mëkate për të cilat s`je penduar?!” (Imam ibnu-l-Xheuzi)
“Frika e lavdëruar është ajo që të izolon nga ndalesat.” (Imam ibn Tejmijje)
“Namazi i munafikëve (hipokritëve) është namaz i trupave, e jo namaz i zemrave.” (Imam ibnu-l-Kajjimi)
“Jeta në Rrugë të All-llahut është më e vështirë sesa vdekja në Rrugë të All-llahut.”(Imam`Abdul-l-`Aziz ibn Bazi)
Zgjodhi dhe përktheu:
Ebu Halid Burim Koçinaj