FOSHNJA E CILA I KA FOLUR NËNËS SË SAJ
Transmeton Ebu Hurejre (radajallahu anhu) se Pejgamberi(alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Një grua nga beni israilët i jepte gji foshnjës së saj. Aty pranë kalon një kalorës i pashëm, me rroba të bukura. Gruaja thotë: “O Zoti im! Fëmijën tim bëre si ky”. Foshnja e ndërpret gjirin, e kthen fytyrën në drejtim të kalorësit, e shikon, dhe thotë: “O Zoti im, mos më bën si ky”, – pastaj vazhdon prapë gjimarrjen.
Tregon Ebu Hureje: “Më duket sikurse po e shoh duke treguar rastin Pejgamberi (alejhi selatu ue selam), aq mirë që e tregonte”. Pastaj vazhdon duke treguar: “Pastaj aty pranë e sjellin një vajzë duke e goditur pandërprerë dhe duke thënë: “Ke bërë prostitucion, ke vjedhur“, ndërsa ajo thoshte: “Më mjafton Allahu, Ai është ndihmëtari më
i miri.” Nëna thotë: “O Zot, fëmijën tim mos e bën si kjo!” Foshnja e ndërpret gjimarrjen, e shikon atë dhe thotë: “O Zoti im, më bën si kjo!” Pastaj e tregon tregimin dhe sqarimin e foshnjës, e cila ka thënë: “Ka kaluar një njeri me pamje të mirë, e nëna tha: “O Zoti im, bëre foshnjën time si ai, e unë thashë: “O
Zoti im, mos më bën si ai!” E kur kaluan këta njerëz me vajzën duke e rrahur dhe duke i thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion”, e nëna tha: “O Zoti im, mos e bën foshnjën time si ajo”. Thashë: “O Zoti im, më bën si ajo!” Tregon se ai njeri (kalorësi i pashëm) ka qenë kriminel (i fshehur), e foshnja ka
thënë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” Ndërsa për vajzën, të cilës i kanë thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion.” Ajo as nuk ka vjedhur, as nuk ka bërë prostitucion, e unë kam thënë: “O Zoti im, më bën si ajo!”
(TRANSMETON BUHARIU DHE MUSLIMI)