BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhFrencezi, doktor i mjekësisë pranon Islamin

Frencezi, doktor i mjekësisë pranon Islamin


ALI SELMAN BENOIST, doktor i mjekësisë (Francë)

As profesioni im, doktor i mjekësisë, as familja ime katolike nuk më përgatitën në rrugën shpir­tërore. Kjo ndodhi jo pse nuk besoja në Zot, por pse mësimet e krishtera, në veçanti ato kato­like, nuk më lejonin të ndieja ekzistencën e Zotit. Ndjenjat e mia si individ, ndaj Zotit, më ndaluan t’i besoja parimet e Trinisë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë). Si pasojë e kësaj, nuk e pranova hyjninë e Krishtit.

Në atë kohë, krahas faktit se unë nuk kisha kurr­farë njohurie rreth Fesë Islame, isha njëri prej besim­tarëve të Mono-teizmit, (besimit në një Zot). Ekziston vetëm një Zot, i Cili nuk ka shok. Kjo shprehet qartë në Kur’anin e Shenjtë, në suren El-Ihlas:

“Në Emër të All-lahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit!

Thuaj: “Ai është All-llahu, Një i Vetmi. All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur, as s’është i lindur. Askush Atij nuk i përngjan.”

Në fillim më duhet të them: E pranova Fenë Islame për shka­qe metafizike dhe medituese. Por, ka edhe arsye të tjera që më shtynë ta pranoj Islamin, e ato janë:

– Mospranimi i klerit që pretendon se ka fuqinë që t’i falë më­katet në vend të Zotit, qoftë i lavdë­ruar. I refuzova kate­go­rikisht ritet katolike, sepse ato janë pagane, me prejardhje nga po­­pujt primitivë të cilët i adhuronin idhujt.

– Krishterimi nuk përshkruan asgjë për pastri­min para lutjes. Kjo më duket si një fyerje ndaj Zo­tit, i Cili na ka dhuruar shpirtin dhe trupin, për të cilët ne nuk kemi të drejtë të mos kujdesemi.

– Në të njëjtën kohë, më dukej se Islami i për­shtatet naty-rës njerëzore. Por, arsyeja kryesore që më nxiti ta pranoj Fenë Isla­me është Kur’ani i Ma­dhërueshëm.

E studiova Kur’anin me shumë kujdes, para se të bëhem mus­liman, dhe atë studim e bëra me shpir­tin kritik të një inte-lektuali perëndimor. Më duhet të përmend edhe veprën monu-mentale “Le Pheno­mene Coranique” (Fenomeni Kur’anor)[1] të Malik Ibn Ne­biut, vepër e cila më bindi se Kur’ani është Shpallje e Zotit.

Janë disa ajete të veçanta në Kur’an që iu shpa­llën Muham­medit (a.s.), katërmbëdhjetë shekuj më parë, të cilat dukeshin si gjëra të pabesueshme, por shkencëtarët më të njohur bashkë­ko­horë i provuan dhe gjatë hulumtimeve të tyre zbuluan se ato ja­në të vërteta.

Kur’ani më bindi të besoj në pjesën e dytë të Fjalës së Dëshmisë, se Muhammedi (a.s.) është i Dërguar i Zotit. Kjo qe arsye­ja që unë u paraqita në Xhaminë e Parisit, Francë, dhe dek­larova se po bëhem musliman. Me ndihmën e imamit të xha-misë u regjistrova në listën e muslimanëve. Zgjodha një emër islam dhe tani quhem Ali Selman.

Jam shumë i lumtur në Fenë Islame. Edhe një herë dekla-roj:

“Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Tij.”

 
www.IslamiFejaeVertete.com


[1]Libri në fjalë është përkthyer në gjuhën shqipe nga dr. Feti Mehdiu. 

Must Read