Gjendja e Ummetit kur i zvogëlohen ambicjet
Zvogëlimi dhe dobësimi i ambicieve është aleat i nënçmimit dhe regresit, është bazë e sëmundjeve që janë përhapur në “Ummetin” tonë, gjë që ka rezultuar me pakësimin e burrave, tharjen e burimeve të talentëve, imitimin e verbër, përtacinë dhe dorëzimin në të ashtuquajturën “gjendje faktike”.
Në të kaluarën kemi parë se si ushtari tatar ka urdhëruar muslimanin, të cilit nuk i ka mbetur ambicie në shpirtin e tij, që të ulet në vend dhe të mos lëviz derisa ai të shkojë që ta merr shpatën për ta prerë, e ky kështu t’i nënshtrohet këtij urdhri dhe aspak të mos lëvizë derisa ai të kthehet që ta mbysë.
Skenë të ngjashme kemi parë në këtë dekadë, kur ushtari irakian përulet para këpucëve të ushtarit amerikan, duke ia puthur këmbët, duke kërkuar prej tij që t’ia falë e mos ta dënojë, gjersa ky tjetri i bie shpinës së tij, duke e luajtur rolin e një njeriu të civilizuar dhe human, dhe i thotë: “Mos u tremb, asgjë nuk do të ndodhë!”.
Ibën Halduni në të kaluarën është ankuar nga përngjasimi i muslimanëve me popujt tjerë, me armiqtë e tyre, ngase ishin dobësuar ambiciet e tyre, dhe njëherazi këtë e ka konsideruar si një prej shenjave të humbjes së Andalusit (Spanjës), duke u shprehur në këtë mënyrë:
“…ai që dështon mundohet t’i përngjajë ngadhënjimtarit, qoftë në veshmbathje, mjete të transportit, në armë, thjesht në çdo gjë. Këtë mund ta vëresh edhe te fëmijët në raport me prindërit e tyre. Edhe ato i sheh se çdoherë mundohen t’u përngjajnë prindërve. Kjo ndodhë nga shkaku se ata mendojnë se prindërit e tyre janë të plotë. Pastaj, kur jetojnë dy popuj pranë njëri tjetrit, i sheh se përngjasimi është prezent mes tyre, siç ndodhë në Andalus në këtë kohë me spanjollët. Kështu mund t’i vëresh, se si mundohen t’i imitojnë në çdo gjë, në veshmbathje, në simbole, adete, në lëvizje, saqë mundohen t’u përngjajnë edhe në vizatimin e kipave, mureve, shtëpive, etj. Ai i cili e përcjellë këtë me sy të urtësisë, sheh se ky është shkak i ngadhënjimit të spanjollëve ndaj muslimanëve…” (Shiko: “El-Mukadime”, fq.147).
Kështu edhe ndodhi: frankët i mbisunduan muslimanët, kurse muslimanët 200 vjet pas shkrimit të citateve të lartshënuara dolën nga Andalusi.
Në këtë shekull shohim djem me emra musliman, të cilët nuk posedojnë ambicie të larta, merren me gjëra të vogla, me vrull të madh nxitojnë t’u përngjajnë kafirave (mosbesimtarëve), saqë në qafë dhe në automobilat e tyre varin simbolet e shteteve që i kanë mposhtur, ua kanë ulur kokat, kanë nënçmuar nderin e tyre dhe e kanë robëruar “Ummetin” e tyre (shiko: “Tebsiretul-Ulul-Elbabi bitaksimid-dini ila kishrin ve lubabin”, fq.61).
Nga ana tjetër shohim ata që e lejojnë robërimin e “Ummetin”, pasimin e armiqve të tij, duke argumentuar qëndrimin e tyre me thëniet: “Ne nuk mund të mendojmë me kokat tona përderisa nuk fitojmë me sëpatën tonë”, ose këtë gjendje të vështirë në të cilën jemi “e kanë shkaktuar ata që kanë qenë para nesh, e do ta përmirësojnë ata që do të vijnë pas nesh”.
Jemi duke jetuar në një kohë kur “tradhtia” nuk është më turp që duhet fshehur e mbuluar, por është “nder” që duhet shfaqur dhe detyrë me leverdi.
“Sprovat e muslimanëve nuk kufizohen vetëm në mbisundimin e prijësve që dërgojnë në humbje, por është bërë edukatë për të cilën shfrytëzohen plan programe shkollore, studime universitare, gazeta, revista, programe të radios dhe televizionit, vetëm e vetëm për të prishur bindjet dhe principet e një muslimani të denjë, ashtu që muslimani i thjeshtë u bë gjah i planeve të tyre me dëshirë dhe buzëqeshje, duke menduar se po lirohet prej prangave të vjetra, pa mos e ditur se çka është ajo e vjetër.
Mëkatarët prej muslimanëve, sot janë rezultat i një edukate që i ka rënduar në tokë, e që dëshiron prej tyre që fillimisht të jenë mëkatarë e që në fund “tagutët” (çdo sundues tiran që nuk gjykon me ligj të Allahut) ti nënçmojnë. Ky, tekefundit, është plan i vjetër, të cilin e merr “taguti” i ri prej “tagutit” të vjetër, derisa të arrijë ky varg te Faraoni, për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “ai e mashtroi (nga mendjelehtësia) popullin e vet, e ata e respektuan, ngase ishin popull mëkatar”. (Zuhruf: 54). “Kështu në realitet komentohet historia. Faraoni nuk do të kishte mundësi ta mashtrojë dhe nënçmojë popullin e tij, e ata ta respektojnë, nëse ata nuk do të ishin mëkatarë, larg fesë së Allahut, ngase ai që beson në Allahun, asnjë “tagut” nuk mund ta mashtrojë e nënçmojë, e as që respekton ndokënd tjetër përveç Allahut”.(shiko: “Fi dhilalil-Kur’an”, 9/45).
Këta të sotshmit e kuptuan planin e Faraonit, andaj e porosisin njëri tjetrin të kapen për këtë plan, duke “i shndërruar shoqëritë e tyre në grupe të fundosura në kënetat e epsheve (seksit) dhe amoralitetit, edhe duke i angazhuar për të fituar kafshatën e gojës, të cilën nuk mund ta fitojnë ndryshe përveç se me vështirësi dhe lodhje të madhe. E gjithë kjo bëhet që mos t’u jepet rast të zgjohen, dhe të dëgjojnë udhëzimin e Allahut ose t’i kthehen fesë së Tij pasi që ata janë të angazhuar me ekzistencën dhe epshet”.(Ibid, 9/122). Politika e tyre u bë “politikë e cila bazohet me luftimin e xhamive me diskoteka, bashkëshorteve me lavire, luftimin e besimit të pastër me profesorë të lirisë së mendimit të cilët luftuan artet e fuqisë me arte të kënaqësisë” (Shiko: “Vahjul-Kalemi”, 2/258).
Me këtë edukatë u shndërrua sokoli islam në thëllëzë të qetë, siç e përshkruan këtë Muhammed Ikballi duke thënë:
I ngreh druri ata që anojnë kah e bukura
sokolin në thëllëzë e shndërron
Përqeshin udhëtarët këtë melodi të qartë
valët e detit i lëvizin anijet
Melodia e saj na vendosi në gjumë
e frymëmarrja e saj na e fiku vrullin
Në këtë mënyrë u bë e rëndomtë te njerëzit nënçmimi…
“Njeriu sipas natyrës së tij ik prej nënçmimit, refuzon padrejtësinë, mirëpo njerëzit përjetojnë gjendje dhe ndodhi të ndryshme, detyrohen që herë pas here të kënaqen me nënçmimin, saqë ushtrohen në këtë gjendje dhe adaptohen ashtu sikur adaptohen kafshët e egra me ushtrime. Mirëpo, prapëseprapë, mbeten njerëz me pakëz nder, e në gjak me pak gacë, ashtu që kur të thërret ndokush në krenari, lajmëron lirinë, zgjon ndërgjegjen e gjumashit, ngjall ndjenjat e të pakujdesshmit; fillon të punojë pulsi i nderit, shkëlqen gaca në mes të hirit, zgjohet humaniteti në njeriun dhe tani ai fillon të sheh çdo send më të lehtë sesa robëria dhe më të mirë se kjo shtazëri.
Çdo nënçmim që e përjeton njeriu prej tjetrit, ose e shijon prej sundimtarit (okupatorit), shpejt shërohet dhe lehtë largohet, mirëpo kur nënçmimi buron prej vetvetes dhe del prej zemrës, atëherë kjo është sëmundje e rrezikshme dhe vdekje e fshehtë (e pahetueshme).
Për këtë, kryetarët tiran çdoherë tentojnë t’i adaptojnë njerëzit në nënçmim, duke shfrytëzuar arsimin nënçmues, edukimin e dobët dhe rritjen e rinisë në këtë atmosferë duke i përdorur të gjitha mjetet për t’i mbytë ambiciet, për të fikur vrullin, pasi që kanë në dorë shkopin dhe frerin” (shiko: “Esh-Shevarid”, fq. 318).
Për të kompletuar këtë plan të vetin, ata ua ngushtojnë rrugën thirrësve islam, kurse ua lënë që ta përvetësojnë orientimin edukativo-medijor të të ashtuquajturve dijetarë, poetë dhe të urtë, të cilët maskojnë gjendjen e tyre reale me emra të shoqatave, të cilat në aspekt të dukshëm duken të ndryshme, mirëpo qëllimin e fshehtë e kanë të njëjtë, që t’ua zbukurojnë gjeneratave të reja, pasardhësve të muxhahedinëve, bijve të luanëve, epshet, seksin dhe jetën komode, ashtu që fillojnë t’ua fshijnë historinë kulturore të “Ummetit”, me të cilën ai është ngritur, shlyejnë prej memories së tyre tregimet e dijetarëve, nga frika se ndoshta bëhen llamba me të cilat gjeneratat e reja ndriçojnë rrugën e tyre.
Titulli i kurtheve çifutë-krishtere është mësimi i luanit islam për ikjen e antilopës, fshirjen e tregimeve të luanëve islam, qofshin dijetarë, ushtarë ose luftëtarë, nga historia e shekujve të parë më të mirë të këtij “Ummeti” luftarak.
Ky plan edukativ prodhoi këtë antilopë, e cila vetëm ikë e nuk ka fuqi të ballafaqohet me armikun, zhvendosi vendosmërinë me sabotim dhe nxitim drejt armikut. Kjo gjeneratë e muslimanëve paraqet luanin e shndërruar në antilopë shtegtarë dhe njeri të lirë të cilin e kanë robëruar e ai me këtë gëzohet” (Shiko: “El-Muntelik”, 53-57)
Bekir Halimi