Hurmat për dobësim

 

Hurmat për dobësim

 

Duke ngrënë tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do të dobësoheni më lehtë.

 

Sipas studimit të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umranije bëhet e ditur se me anë të dietës e cila konsiston në ngrënien e tre hurmave një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do ta keni më të lehtë të dobësoheni.

Spitali i studimeve Umranije është duke analizuar hurmën nga ana shkencore. Pa bërë asnjë ndryshim në programin e ushqyerjes, pacientët obezë kishin konsumuar nga tre hurma një orë para ushqimit. Në këtë mënyrë kanë dhënë tetë kile për dy muaj.

Me dietën e bërë duke ngrënë nga tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës është vërtetuar se dobësoheni më shpejt sepse hurma të jep ndjesinë e ngopjes dhe përshpejton lëvizjet e zorrëve. Tani ky fakt do të argumentohet me anë të të dhënave mjekësore.

Të dhënat tregojnë se hurma është një produkt i pasur me vlera ushqyese. 100 gr hurmë përmban 65 gr karbohidrate, 2 gr proteina dhe 0,2 gr yndyrna. Ngaqë përmban sheqer fruktoz nuk përbën asnjë rrezik as për të sëmurët me diabet.

Është i vetmi produkt i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.

Ajo përmban dhe 21 % fibra të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Përveç vitaminave A,D,B1, B6, C përmban dhe vitaminat antioksiduese. Përveç mineraleve si hekur, magnez, zink përmban dhe natrium, kalcium. Përkrah veçorive pozitive hurma nuk përmban fare kolesterol. /Telegrafi/

 

Must Read