BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiHytbeja më e shkurtër në historinë islame dhe me ndikimin më të...

Hytbeja më e shkurtër në historinë islame dhe me ndikimin më të madh në njerëz…

Hytbeja më e shkurtër

Hytbeja më e shkurtër në historinë islame dhe me ndikimin më të madh në njerëz, është hytbeja e dhënë nga
Shejhu i madh Muhammed Tahir Ibn Ashur (vdekur në 1973),
Allahu e mëshiroftë, dijetari dhe imami i madh, mufesiri dhe fakihu tunizian, hatibi i Xhamisë më të Madhe atje.
Atë ditë shejhu po shkonte rrugës për në namazin e xhumasë duke përshkuar tregun e qytetit, prezent aty ishte edhe Burkibeh, përfaqësues i propagandës për heqjen e hixhabit, anti-hixhabit dhe ndalimit të veshjes së tij me protestuese kryesisht femra.
Shejhu Muhamed Tahir ibn Ashur u fut në xhami, hipi mbi mimber, u hodhi një sy namazlinjve dhe u flet me dialektin e zonës (amijeh):
(EnNisa shkun el-li fil-es’uak?)
“Të kujt ishin ato gra në mes tregut?”
Kishte si qëllim ato gra të cilat i pa të pa mbuluara atje. Asnjë nuk foli.
Pastaj e përsëriti pyetjen:
“Të kujt janë ato gra?”
Asnjë nuk foli.
Pastaj, Shejhu u ul dhe u çua e tha:
“Nuk ka asnjë farë mirësie prej namazit tuaj, nëse gratë i keni të zhveshura!”
Pastaj tha: (Ekim esSalah) “Thirre ikametin!”
Allahu e mëshiroftë shejhun e nderuar Muhamed Tahir ibn Ashur!

| Durar EnNabulsij |

Solli në shqip: A. Sh. Ndreu
———————————————

/isyourlife_AN

Must Read