Si e pranoi Islamin Arthur Alison
Disa gazeta kanë shkruar për pranimin e Islamit nga profesor Arthur Alison, shef i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike në Universitetin e Londrës. Ai kishte marrë pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare islame për mrekullitë mjekësore në Kur’an, e cila ishte mbajtur në Kajro, në muajin shtator të vitit 1985. Ai kishte qenë një prezantues në konferencë, ku e kishte prezantuar një punim për metodat shpirtërore dhe psikologjike të terapisë në dritën e Kur’anit fisnik. Ai e kishte prezantuar një punim tjetër për gjumin dhe vdekjen nën dritën e ajetit kur’anor: “Allahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar.” Ez-Zumer, 42
Pas mbarimit të prezantimit të tij, profesor Alison i dëgjoi prezantimet e tjera, të cilat kryesisht i trajtonin mrekullitë e shumta të Kur’anit Fisnik. Ai ishte i impresionuar me fenë islame, të cilën e përshkroi si fe të diturisë dhe ndriçimit shpirtëror. Ai u bëri shumë pyetje pjesëmarrësve për Islamin dhe u bind edhe më tepër se Islami ishte feja e së vërtetës dhe feja e fundit që iu zbrit njerëzimit. Nuk kaloi kohë e gjatë para se ai të shpallte haptas në televizion se Islami ishte feja e vërtetë dhe feja e cila përputhet me natyrshmërinë e njeriut.
Profesor Alison mori gusull (bëri dush para se ta shpallte pranimin e Islamit) dhe pastaj e shqiptoi shehadetin:’Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut.’
Profesori thotë: “Sikur njerëzit e ditur të Perëndimit ta kuptonin Islamin, ata do të hynin në Islam, sikurse unë.
Kam parë se midis Islamit dhe feve e besimeve të tjera që i kam studiuar, ekziston një dallim i madh. Islami kurrë nuk bie ndesh me diturinë dhe mendjen e shëndosh, prandaj besoj me bindje se ajo është feja që është shpallur nga Allahu.”
Marr nga:
Libri:”Margaritarët dhe Xhevahiret”
Autor: Abdul-Malik Muxhahid
Sh.B: “Fjala e Bukur”