BallinaARTIKUJHadith dhe SunetA i keni ditur këto për ujin e detit?! (Hadith)

A i keni ditur këto për ujin e detit?! (Hadith)

I PASTËR UJI, E LEJUAR E NGORDHURA

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اَللَّهِ فِي اَلْبَحْرِ: هُوَ اَلطُّهُورُ مَاؤُهُ, اَلْحِلُّ مَيْتَتُهُ

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se ka thënë:

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë në lidhje me ujin e detit:

“I pastër është uji i tij dhe e lejuar e ngordhura e tij.”

Grada e hadithit:autentik.

Nxjerrja e hadithit: Ebu Daudi (1/64 me nr. 83); Et Tirmidhij (1/100 me nr. 69) dhe ka thënë: Hadithi është hasenun sahih; En Nesaij (1/50 me nr. 59), (1/176 me nr. 332) dhe (7/207 me nr. 4350); Ibën Maxhe (1/136 me nr. 386) dhe Ibën Ebi Shejbe (1/131) dhe teksti është i tij; E ka saktësuar Ibën Huzejme në “Sahihun” e tij (1/59 me nr. 111); Maliku në “El Meuta” (1/22 me nr. 12); Esh Shafiu në “El Ummu” (1/16) dhe Ahmedi në “El Musned” (2/237, 361, 378 dhe 392).

Transmetuesi i hadithi:Sahabi i nderuar Ebu Hurejra, radijAllahu anhu. Ai është sahabi që ka transmetuar më shumë hadithe.

Shkaku i hadithit:Një burrë[1] erdhi tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe me vete mbartim pak ujë. Nëse marrim abdes me të atëherë do na kapë etja. A të marrim abdes me të?” Në tekstin e Ebu Daudit[2] është: “Me ujin e detit.” I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “…” hadithi.

Dobi që përfitohen nga hadithi:

1. Në hadith tregohet obligueshmëria e kthimit tek dijetarët në raste paqartësie.

2. Fjala e tij “në lidhje me ujin e detit” kjo është fjala e Ibën Haxherit e nuk është fjala e Ebu Hurejrës, radijAllahu anhu, e as prej fjalëve të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[3]

3. Me fjalën “e ngrodhura e tij” është për qëllim ajo që nuk mundet të jetojë vetëm se në det dhe jo ajo që ngordh në det. Kështu që nëse delja bie në det dhe ngordh është haram ngrënia e saj.[4]

4. Lejimi në shtimin e përgjigjes nëse kjo është e nevojshme. Ngase i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shtoi mbi përgjigjen nga ajo që pyeti personi. Duke i shpjeguar atij gjykimin për të ngordhurën e detit.[5]

5. Të gjitha llojet e peshkut janë të lejuar. Ne kemi një rregull: “Çdo hallall është i pastër dhe jo çdo gjë e pastër është hallall. Çdo haram është i pisët dhe jo çdo gjë e pisët është haram.” Siç janë p.sh.: gjërat që të dëmtojnë: helmi, duhani, hashashi etj., si këto janë të pastra dhe pse janë të ndaluara edhe pse në lidhje me hashashin dhe alkoolin ka kundërshtim në janë të pastër apo jo. Por fjala më e saktë është se është janë të pastër.[6]

6. Nëse uji ndryshon për shkak të peshkut të ngordhur ai është i pastër ngase ka ndryshuar me diçka të pastër dhe hallall.[7]

Burimi:
burimijetes.info
Përktheu: Unejs Sheme

Must Read