I SËMURI NË RAMAZAN
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të sëmurit, që shpreson në shërimin e sëmundjes së tij, Allahu ia ka lehtësuar ngrënien dhe ia ka bërë detyrë plotësimin e agjërimit për ato ditë që ka ngrënë.
Allahu thotë: “(Për t’u agjëruar janë) një numër i përcaktuar ditësh, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë (po aq ditë) duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme …” Bekare, 184.
Allahu thotë: “…Kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit), ai duhet ta agjërojë këtë muaj, ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohen) nga ditët e tjera (të pastajme) … ” Bekare, 185.
Të sëmurit në Ramazan i paraqiten tri situata:
1. Në qoftë se agjërimi nuk e vështirëson dhe e dëmton gjendjen e tij, ai duhet të agjërojë, sepse nuk ka arsye.
2. Nëse agjërimi e vështirëson dhe e dëmton gjendjen e tij, ai nuk agjëron, sepse përgjegjësia që jep sheriati është e ngritur mbi lehtësimin dhe largimin e sikletit dhe vështirësisë.
3. Nëse agjërimi e dëmton gjendjen e tij, ai duhet të hajë dhe nuk duhet të agjërojë.
Allahu thotë: “… Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht që Allahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.” Nisa, 129.
Allahu thotë: “…Dhe mos e shkatërroni vetveten…” Bekare, 195.
Kur sëmundja i shfaqet gjatë agjërimit, në Ramazan, dhe i vështirësohet plotësimi i asaj dite, i lejohet ngrënia për shkak të arsyes që i shfaqet.
Kur shërohet në fund të agjërimit dhe ha në fillim të ditës për shkak të arsyes, agjërimi i tij për atë ditë nuk është i saktë, sepse agjërimi është ndërprerja e ushqimit me nijet (qëllim) prej agimit deri në perëndim të Diellit, si dhe e ka për detyrë ta zëvendësojë këtë ditë që nuk e ka agjëruar; siç përmend Allahu: “…Duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme …” Bekare, 184.
Gjithashtu, kur e saktëson prej një mjeku specialist, musliman dhe besimtar se agjërimi i shton sëmundjen apo të vonon shërimin, lejohet të mos agjërojë dhe të ruajë shëndetin nga sëmundjet, duke i plotësuar këto ditë më vonë.
Nga Hashijetu Ibn Abidin, Bidajetul Muxhtehid etj.
Përktheu: Tomor Boriçi
Burimijetes.info