Ibnul Kajjim rreth ngrënies së prodhimeve vendore sezonale, dobitë shëndetësore dhe metodologjia e ngrënies së tyre
Dijetari i madh i Islamit, Ibnul Kajjim el-Xheuzijje, shënon në librin e tij të shkëlqyer, “Mjekësia Profetike” (pjesë e librit Zad el-Me’ad, 4/201, Mu’assiset ur-Risaleh):
Ai (Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!) do të hante nga frytet e tokës së tij, kur ato ndodheshin në stinën e tyre dhe nuk ndalonte nga kjo. Kjo bën pjesë në mënyrat më të mira të ruajtjes së shëndetit. Sepse Allahu, Madhështori, me Urtësinë e tij, krijoi për secilin vend [lloje] të tilla të fryteve të cilat sigurojnë dobi për banorët lokal kur kjo bëhet në stinën e tyre. Kështu që, konsumimi i tyre është që shkakton shëndet dhe mirëqenie, dhe i bën të panevojshme ilaçet. Rrallëherë dikush ndalon nga ngrënia e fryteve të vendit të tij duke u frikësuar nga sëmundja, përveç që, ai vet është më i sëmuri i njerëzve fizikisht, dhe larg nga çdokush sa i përket shëndetit dhe mirëqenies trupore.
Kurse lagështia e cila gjendet në fryte, do të gatuhet nga temperatura dhe toka e stinës, dhe nga temperatura e stomakut e cila do të largojë ndonjë dëm që mund ta bartin. Kjo është kështu derisa ai nuk i han me tepricë, apo të mbingarkojë përbërjen[trupore] më shumë se sa që e përballon, apo, të prish ushqimet e tjera duke i konsumuar derisa ka ende ushqim në bark që tretet, apo të prish frytet duke pirë ujë pas tyre, apo të ngrënurit e ushqimit fill pas tyre. Sepse kolikat[ngërçet e barkut] shpesh ndodhin i pasojë e këtyre. Cilido që ushqehet me frytet sezonale, në sasi normale, në mënyrën e duhur, do ta gjejë si [trajtimin] mjekësor më të dobishëm.
Nga kjo thënie e këtij Dijetari të madh, ne nxjerrim këto përfitime:
- Frytet vendore, të stinës, paraqesin një mënyrë të mirë të ushqyerjes, fuqisë, shëndetit dhe mirëqenies.
- Kur të konsumohen, largohet nevoja e barnave dhe mjekimit, sepse është një mënyrë për shëndet të plotë.
- Duhen të konsumohen në sasi mesatare.
- Nuk duhen që të hahen derisa ushqimi ende po tretet në lukth.
- Ushqimi nuk duhet që të hahet menjëherë pas ngrënies së tyre.
- Nuk duhet konsumuar ndonjë sasi uji pas tyre.
Përshtati: Meriton M.
Burimi në anglisht: healthymuslim.com
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com