BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiIbnul Kajjim: Xhenxhefili është i dobishëm për tretjen, shikimin dhe të përzierat...

Ibnul Kajjim: Xhenxhefili është i dobishëm për tretjen, shikimin dhe të përzierat së bashku me përfitime të tjera

Ibnul Kajjim: Xhenxhefili është i dobishëm për tretjen, shikimin dhe të përzierat së bashku me përfitime të tjera

Xhenxhefili (zenxhebil) është përshkruar nga dijetari i madh Ibnul Kajjim në librin e tij“Mjekësia Profetike” si një spastrues i lehtë me disa prej përfitimeve të mëposhtme në trup:

 

  • Ngrohës dhe ndihmon tretjen;
  • I dobishëm tek bllokimi i mëlçisë;
  • I dobishëm tek shikimi i mjegullt, sikurse ai i shkaktuar nga glaukoma, kur hahet       apo përdoret si kohl[bojë për qepalla];
  • Pirja e një përzierje të ngrohtë të xhenxhefilit i përzier me sheqer dhe ujë mund të parandalojë formimin mpiksjeve të gjakut;
  • Mund të përdoret në trajtimin e nauzenë[të përzierave];
  • Freskon frymëmarrjen;
  • Forcon fuqinë e memories.

Xhenxhefili përmendet në Kuran si një kënaqësi e banorëve të Xhenetit: Dhe u jepet të pinë aty gota të verës të përzier me xhenxhefil (bimë aromatike).”[Insan, 76:17]

 

Çfarë është xhenxhefili?

Ani që, xhenxhefilit i referohet si rrënja e bimës, ai është në fakt një barishte kërcell-hollë me rizomë[kërcell nëntokësor] të ashpër e me nyej.

Xhenxhefili është një burim i pasur me antioksidant sikurse gingerolët, shogaolët dhe zingeronët. Njashtu, ka cilësi të hollimit të gjakut.

 

Në disa nga dobi shëndetësore të xhenxhefilit mund të numërohen:

  • Osteoartriti:Një studim ka zbuluar se konsumimi i ekstrakteve të xhenxhefilit ndihmojnë në zvogëlimin e dhembjes së gjurit tek pacientët me osteoartrit.
  • Sëmundja e mëngjesit: Shumë studime ka treguar se konsumimi i ekstraktit të xhenxhefilit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë mund që në mënyrë të rëndësishme të zvogëlojë nauzenë dhe vjelljen e shkaktuar nga sëmundja e mëngjesit.
  • Sëmundja e udhëtimit: Dy studime kanë treguar efektin e xhenxhefilit në trajtimin e sëmundjes së udhëtimit.
  • Kanceri: Antioksidanti i cili i jep shijen xhenxhefilit, 6-gingeroli, është gjetur të zvogëlojë madhësinë e tumorit dhe numrin e tyre tek minjtë. Xhenxhefili gjithashtu nxit apoptozën (vdekjen e programuar qelizore) dhe autofagjinë (vetë-tretjen qelizore) në qelizat kanceroze tek vezorja. Është gjetur të jetë efektive në kontrollimin e inflamacionit, kështu duke parandaluar qelizat kanceroze nga rritja.
  • Ftohjen e zakonshme, kollitjen dhe kongjestionin
  • Lehtëson dhimbjen migrenoze

Udhëzime se si të përdoret Xhenxhefili

  • Xhenxhefili gjendet në dispozicion në format e freskëta, të thara po pluhur. Xhenxhefili duhet që të ruhet në temperaturë të dhomës.
  • Qendra e kërcellit të xhenxhefilit është më fijezore dhe përmban shijet më të fuqishme.
  • Xhenxhefili mund të përdoret si erëz gati në çdo gatesë, për të bërë një marinadë, apo për t’iu dhënë shije lëngjeve të freskëta apo çajrave.

Megjithatë, duhet të përdoret me kujdes në shtatzëni si dhe tek personat të cilët vuajnë nga gurët në idhëz. Në këto raste konsultohet mjeku…

Burimi: healthymuslim.com, internet

www.islamifejaevërtetë.com

 

Must Read