BallinaARTIKUJHadith dhe SunetIslami e nxit muslimanin të jetë i mëshirshëm edhe me kafshët

Islami e nxit muslimanin të jetë i mëshirshëm edhe me kafshët

MËSHIRA ME KAFSHËT ËSHTË PREJ UDHËZIMIT TË ISLAMIT

Prej Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është transmetuar se i dërguari i Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ndërkohë që një burrë po ecte në rrugë iu shtua etja. Gjeti një pus , zbriti në të dhe piu ujë. Kur doli pa një qen që gulçonte dhe hante dheun e lagur nga etja. Burri tha: – Këtij qeni i është shtuar aq shumë etja sa ç’mua shtua edhe mua. Zbriti në pus, e mbushi çizmen me ujë, pastaj e kapi me gojë derisa u ngjit dhe i dha qenit ujë. Allahu e lavdëroi dhe e fali.” Thanë: “O i dërguar i Allahut! A kemi e shpërblim për kafshët?! Tha: “Për çdo kafshë të gjallë ka shpërblim.”

Transmetuesi i hadithit

Ai është sahabi i madh Abdurrahman ibnu Sahr ed Deusi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E përqafoi Islamin në vitin e betejës së Hajberit, në vitin e VII të hixhretit. E shoqëronte të Dërguarin e Allahut nga dëshira për dijen. Llogaritet nga sahabët me mësim përmendësh më të shumtë. Vdiq në vitin 57 h, sipas një mendimi.

Kuptimi i përgjithshëm

Feja jonë islame është feja e mëshirës. Në të mëshira nuk kufizohet vetëm te njerëzit, por shtrihet deri te mëshira me kafshët.

Islami e nxit muslimanin të jetë i mëshirshëm me njerëzit dhe kafshët. Kjo është historia e një burri që po ecte në rrugë. Pati shumë etje, ndaj dhe zbriti në një pus ku piu prej tij. Por kur doli gjeti një qen që nxirrte gjuhën dhe hante dheun e lagur nga etja e madhe. Tha në vetvete: këtë kafshë e ka kapur pikërisht etja e madhe që më kapi dhe mua. Vendosi t’i jepte ujë. Zbriti dhe njëherë, e mbushi çizmen dhe i dha ujë qenit. Allahu e lavdëroi për veprimin dhe ia fali gjynahet.

Ndër dukuritë e aktivitetit shoqëror njerëzit po njohin edhe interesimin dhe përkujdesjen ndaj kafshëve nga shoqata të caktuara. Por këtë interesim dhe përkujdesje Islami e pasqyron në këtë hadith shumë kohë më parë dhe në formën më të përsosur, duke përjashtuar çdo lloj dyshimi mbi fisnikërinë dhe qëllimet e tij të larta, si dhe duke tejkaluar çdo përparim civilizues të dobishëm.

Dobitë e hadithit

1. Islami ka nxitur për dhembshuri dhe mëshirë ndaj kafshëve.

2. Mëshira nuk kufizohet vetëm mbi njerëzit.

Burimi:
Përktheu: Abdurrahman Ruka
Burimijetes.info

Must Read