Jam i paralizuar në shtrat, dhe nuk kam mundësi të lëviz. Si të pastrohem për kryerjen e namazit dhe si të falem?”
Pyetje: “Unë jam i paralizuar, në shtrat, dhe nuk kam fuqi e as nuk mundem të lëviz. Si të pastrohem për kryerjen namazit dhe si të falem?”
Përgjigje: “Së pari, sa i përket pastrimit, myslimani e ka obligim të pastrohet me ujë. Nëse nuk mundet ta përdorë atë, për shkak të sëmundjes, apo shkaqe të tjera, atëherë merr tejemum me dhe të pastër.
Nëse edhe për këtë nuk ka mundësi atëherë, bie prej tij obligimi i pastrimit, dhe falet në gjendjen që është.
Allahu i Lartësuar thotë:-“Kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi”; dhe thotë: -“Allahu nuk ju ka bërë vështirësi (siklete) në fe”.
Sa i përket pastrimit prej nevojave personale, të voglës apo të madhes, mjafton që të fshihet me gurë apo me letra higjenike të pastra. Fshin me to vendin e papastërtisë tre herë apo më shumë, derisa të pastrohet prej tyre”.
Burimi:
http://udhaebesimtareve.com
Fetvatë e Komisionit të përhershëm: 5/346
Përktheu Mirandi Shehaj