BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiJETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

Shpresat e mëdha prodhojnë njerëz të mëdhenj!

Shpresa është mik i mrekullueshëm, ndoshta nganjëherë mungon, mirëpo asnjëherë nuk tradhton!

Shpresa nuk është ëndërr, por rrugë për ta bërë ëndrrën realitet!

Jeta është shpresë, ai që e humb shpresën, e humb jetën!

Shpresa të bën ta shohësh atë që njerëzit nuk e shohin, të dëgjosh atë që njerëzit nuk e dëgjojnë dhe ta realizosh atë që ata nuk mund ta realizojnë!

Me shpresë vazhdohet jeta, me optimizëm vazhdohet rrugëtimi!

Mes ëndrrës dhe realizimit të saj, mbeten durimi, shpresa dhe lutja e sinqertë!

Gjithmonë ekziston një rrugë, asnjëherë mos u dorëzo.

Pavarësisht pikëllimit, mbetet shpresa në Allahun, ajo më e bukura në brendësinë tonë!

Asnjëherë nuk dështon një njeri i cili përpiqet, pastaj prapë përpiqet…!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Must Read