Këngëtarja serbe bëhet myslimane
Këngëtarja e mirënjohur serbe, njëzetvjeçarja Dunja Iliç, ka ndryshuar bindjet e saja fetare duke u konvertuar nga feja ortodokse në myslimane, raportojnë mediet serbe.
Këngëtarja, e njohur si vajzë e shfrenuar dhe e dhënë pas seksit, alkoolit dhe jetës së natës, i është përkushtuar një jete të re dhe ka vendosur të jetojë sipas rregullave islame.
Dunja, është e martuar me një mysliman nga Sarajeva, por, kjo duket të mos jetë arsyeja e pranimit të Islamit, por, disa kriza në jetën personale.
Mediet, gjithashtu thonë se Iliç bashkë me të dashurin e saj festën e Bajramit e ka festuar në Sarajevë, dhe se prindërit e saj ende nuk janë njoftuar për konvertimin e saj, por thuhet se kjo nuk do t’ju pengoj sepse gjyshja e saj, nga ana e nënës, i përkiste besimit islam.
“Dy muaj më parë Dunja u shpërngul në Sarajevë, ku e gjeti veten. Ajo është larguar nga duhani e alkooli, dhe më nuk i viziton klubet e natës. Kohën e kalon me miqtë e saj, duke jetuar një jetë krejtësisht të qetë. Ajo iu kthye fesë dhe vlerave të brendshme, duke besuar se ato ia sollën paqen që i nevojitej”, thotë një i afërm i saj.
“Është e vërtetë se jam shpërngulur në Sarajevë dhe ndihem shumë mirë. Është e vërtetë se jam larguar nga duhani e alkooli, dhe shumë pak dal, por sa i përket kohës dhe jetës sime intime, kjo është çështje ime personale dhe nuk dëshiroj ta komentoj”, raportohet të ketë thënë këngëtarja serbe./agjensitë/