MËNJANOHU KËSHILLËS NË PUBLIK
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Shikoi në ëndërr djalin e saj duke ndezur një fije shkrepëse dhe e e afron afër syve të tij, derisa sytë iu skuqën. U zgjua nga gjumi duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtani rraxhim.”, por mendja nuk iu qetësua, prandaj shkoi për tek dhoma e djalit të saj 17 vjeçar, të cilin e gjen përpara ekranit të kompjuterit, i cili ishte pak i mënjanuar nga dritarja.
E gjeti djalin e saj të shikojë atë çka e tronditi me të vërtetë dhe një frikë e tmerrshme e mbërtheu. E gjeti duke shikuar film imoral në kompjuter. Mendoi që të futej në dhomën e tij e t’i bërtiste për çka po bënte, por ajo mendoi që të tërhiqej më mirë.
U kthye për në shtratin e saj. Mendoi që të lajmëronte babanë e tij që t’ia dorëzonte përgjegjësinë e edukimit të djalit të tij. Mendoi që të çohej nga krevati e të shkonte në dhomën e tij, t’ia mbyllte kompjuterin, ta kritikonte për atë çka bëri e pastaj ta dënonte. Luti Allahun e madhëruar që ta drejtonte nga e sakta të nesërmen dhe fjeti duke kërkuar ndihmë prej Allahut të madhëruar.
Në mëngjes herët e shikoi djalin e saj kur po bëhej gati për në shkollë. Ishin që të dy vetëm dhe gjeti rast të përshtatshëm për të folur me të.
E pyeti: “Amad, ç’mendon për një person të uritur, çfarë do të bëjë ai që të ngopet?” Iu përgjigj pa u menduar fare: “Të shkojë në restaurant e të blejë diçka për të ngrënë.
I tha: “Po nëse nuk ka të holla për të blerë? Në këtë moment heshti, sikur e kuptoi se nëna e tij donte të thoshte diçka me këtë.
I tha: “E nëse do të merrte diçka për hapje oreksi, ç’do të thoshe për të?” U përgjigj me shpejtësi: “Me siguri ai është i çmendur.”
I tha: “A e shikon si të çmendur, o djali im?” Iu përgjigj: “Me siguri, o nëna ime, ai është sikur një i plagosur i cili i hedh plagës së tij kripë.”
I buzëqeshi dhe i tha: “Ti po vepron sikur ai i çmendur, o biri im.” Iu përgjigj me habi: “Unë, o nëna ime!!!” I tha: “Po, me ato çka ti po shikon e hap oreksin ndaj femrave.”
Në këtë moment heshti dhe e uli kokën i turpëruar. I tha atij: ”O djali im, ti je më i çmendur se ai. Ai e hap oreksin e tij kundrejt një gjëje që nuk ndodhet me të edhe pse veprimi i tij nuk është veprim i mençur, por nuk është haram, (e ndaluar), ndërsa ti e hap oreksin tënd kundrejt diçkaje haram. A e ke harruar thënien e Allahut të madhëruar ku thotë: ‘Thuaju besimtarëve le të ulin shikimet e tyre, të mbrojnë organet e tyre, kjo është më e pastër për ta’.”
Në këtë moment në sytë e djalit të saj u shfaq mërzia dhe i tha nënës së tij: “Me të vërtetë, o nëna ime, unë bëra gabim e nëse i kthehem kësaj vepre përsëri unë jam më i çmendur se ai, jo vetëm kaq, por gjithashtu gjynahqar. Të premtoj, o nëna ime, se unë nuk do ta përsëris diçka të tillë asnjëherë. Më premto se do të më këshillosh gjithmonë në vetmi, mënjanohu këshillës në publik, sepse këshilla në mes njerëzve është një këshillë të cilën nuk dua ta dëgjoj.”
Përktheu: F. Gurra
Burimijetes.info