BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhKISHA KOPTASE ZBULON SHIFRAT DITORE TË TË KONVERTUARVE NË ISLAM

KISHA KOPTASE ZBULON SHIFRAT DITORE TË TË KONVERTUARVE NË ISLAM

 

KISHA KOPTASE ZBULON SHIFRAT DITORE TË TË KONVERTUARVE NË ISLAM

 

Një material audio i publikuar në internet zbulon ankthin e madh që mbretëron në ambientet e Kishës Ortodokse në Egjipt për shkak të shtimit në rritje e sipër të atyre që braktisin Krishterimin dhe përqafojnë Islamin, gjë e perceptuar nga të krishterët si rrezik për Krishterimin.

Materiali audio dokumenton një takim të veçantë të një pjese të udhëheqësisë së Këshillit të Shenjte pranë Kishës Ortodokse në zonën Kajroja e Madhe, të cilët shprehin shqetësimin e madh që kanë nga rastet e “dezertimit” në mjediset e krishtere dhe konvertimin e tyre në Islam. Sipas tyre çështja nuk ka të bëjë me një grup të thjeshte dhe të pa peshë të shoqërisë së krishtere.

100 raste ditore

Sipas anëtarëve në fjalë, shifra e të konvertuarve në Islam për çdo ditë kalon 100-in, duke shprehur njëkohësisht edhe rezervën e tyre ndaj storieve të (trilluara të) kidnapimit të vajzave dhe zonjave të krishtera vetëm e vetëm për ta injoruar këtë të vërtetë. Po kështu ata përmendin se konvertimi nuk është vetëm individual porse në Kajro në shumë yona konvertimi bëhet kolektiv, familjar, duke nënvizuar se “operacioni i konvertimit shënon shifra që mendja nuk i kap dot.”

Ekzistenca e krishtere në pikëpyetje

Pjesëmarrësit e takimit rrezik të madh e shohin shtimin e të konvertuarve, sidomos të atyre nga gjinia femërore, e që janë nga shtresa të shkolluara, e madje edhe nga vet ambientet kishtare. Kisha – shtojnë ata- tregon kujdes maksimal ndaj familjeve që ndonjë prej anëtarëve të tyre ka kaluar në Islam për të penguar edhe kalimin e të tjerëve. Madje edhe është formuar komision brenda vet Këshillit për të penguar konvertimin në Islam.

Anëtarët e takimit i frikësohen shumë rritjes dhe vazhdimit duke vënë në pah se kjo gjendje pas tre shekujsh Krishterimin do ta zhdukë tërësisht nga Egjipti, ndaj edhe kanë formuar Këshilla të veçantë për tu ballafaquar me këtë rrezik.

Burimi: http://www.islammemo.cc/akhbar/arab/2010/07/26/104132.html
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
26/07/2010, Vushtrri

Must Read