Kivi një pemë përplot me antioksidues
Kivi është njëra nga pemët e cila përmban nivelin më të lartë të antioksiduesve, të cilët janë thelbësor për të luftuar sëmundjet, sipas një studimit të ri.
Ata u kalojnë portokajve, grejpfrytit, mandarinave dhe mollëve për sa i përket shkallës së tyre të antioksiduesve, të quajtur polifenole.
Fryti i kivit të florinjtë doli si i pari për sa i përket sasisë së antioksidantëve, i pasuar nga lloji i gjelbërt, sipas një hulumtimi nga Tokio.
Në këtë provë, vullnetarët hëngrën tre kivi në ditë, dhe pastaj urina e tyre u testua për nivelin e antioksiduesve.
“Kivi mund të parandalojë sëmundjet që shkaktohen nga stresi oksidativ,” pohuan hulumtuesit.
Stresi oksidativ është dëmtimi i shkaktuar nga molekulat të cilat trupi i prodhon në mënyrë të natyrshme. Ky dëmtim lidhet me sëmundjet sikurse arteroskleroza, dështimi kardiak, Alzeimeri, kanceri dhe Parkinsoni.
Kivi është një superushqim
Fryti i kivit përmban më shumë vitaminë C krahasuar me çdo fryt tjetër -ai përmban gati dyfish më shumë se portokajtë dhe më shumë fibra sesa mollët. Ka, po ashtu, sasi të lartë të kaliumit dhe Vitaminës E. Kivi është burim i shkëlqyeshëm i fito-përbërësve-kimik të njohur si luteinë dhe zeaksantinë, të cilët gjenden edhe në syrin human. Studimet tregojnë se shujtat e pasura me luteinë mbrojnë syrin kundër sëmundjeve si katarakti.
Fryti i kivit siguron një kanalizim të sistemit imunitar, dhe ndihmës i mirë i tretjes. Sasia e fibrave të frytit të kivit dhe llojit të fibrave që i përmban, e bën një laksativ të shkëlqyeshëm, por, shumë të lehtë. Njashtu, përmban një enzimë tretëse të quajtur aktinin, e ngjashme me papainën tek papaja. Ndihmon në shpërbërjen e proteinave të kafshëve dhe mund që të prodhojë një marinadë të mirë për të zbutur mishin përpara zierjes.
Fryti i kivit përmban sasi të lartë të kaliumit dhe sasi mesatarisht të ulët të natriumit, e cila i konvenon shëndetit të zemrës. Mungesa e kaliumit dhe teprica e natriumit janë shkaktarë madhor të shtypjes së lartë të gjakut, pikës në tru dhe sëmundjeve të zemrës. Pamjaftueshmëria e kaliumit mundet, gjithashtu, të shkaktojë ngërç në muskuj, dhe është një faktor madhor që i kontribuon pagjumësisë dhe depresionit.
Detajet e kumtesës hulumtuese:
Iwasawa H, Morita E, Yui S, Yamazaki M. Anti-oxidant Effects ofkiwifruitin Vitro and in Vivo.Biological & Pharmaceutical Bulletin, vol. 34 (2011) no. 1 pp.128-134.
Burimi në anglisht: http://www.healthymuslim.com/articles/xcvtm-kiwifruit-boosts-immune-function.cfm
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com