Koha kalon shpejt
Abdullah Ibn Mesudi ka thënë: “Në të vërtetë, urrej ta shoh njeriun duke ndenjur kot, i cili as nuk punon për këtë botë, e as për botën tjetër.”
Hasan el-Basriu ka thenë:”O biri i Ademit,vërtet ti je vetëm një numër i ditëve.Sa herë që një ditë kalon,një pjesë e jotja shkon me të.”
Hasani ka thënë: “Kam takuar njerëz (të devotshëm),të cilët ishin më koprracë me kohën e tyre sesa ju me pasurinë tuaj.”
Hasani gjithashtu ka thënë në një ligjëratë: “Mos lejoni që stolitë e vogla dhe të përkohshme të kësaj bote t’ju shpërqendrojnë dhe tju joshin.dhe mos thuaj nesër, nesër, pasi vërtet ju nuk e dini se kur do të shkoni tek Allahu.”
Burimi:
Libri:”Margaritarët dhe xhevahiret”
Autor: Abdul-Malik Muxhahid